Përfundon miqësorja Teuta-Partizani. Dy ndër skuadrat më të fortë të Kategorisë Superiore, u përballen mes tyre ditën e sotme në “Olympic Park”.
“Demat” e Ilir Dajës fituan 1-2 falë golave të Eneo Bitrit dhe Lucas Cardoso. Qendërmbrojtësi gjeti golin në minutën e 20-të dhe fraksioni i parë u mbyll me avantazhin e ekipit kryeqytetas.
Dy minuta përpara fundit erdhi barazimi i durrsakëve, falë autogolit të Bitrit. Gjithsesi, Partizani realizoi një tjetër gol në minutën e fundit me anë të Cardoso, 26-vjeçarit brazilian. /abcnews.al
Miqësore, “”Olympic Park”
Teuta-Partizani 1-2
(Bitri (aut) 88′ / Bitri 20′, Cardoso 90′)