Italia zhvilloi një miqësore mbrëmje e sotme. Euro 2020 po afron dhe Roberto Mancini zgjodhi një rival modest si San Marino për të ndezur motorët e ekipit të tij. Të kaltrit fituan 7-0 ndaj San Marinos, një nga kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikueset e Katar 2022.
Pjesa e parë përfundoi 2-0 falë golave të Federico Bernardeschit dhe Gianmarco Ferrarit, mbrojtësit të Sassuolos. Në fraksionin e dytë të sfidës së luajtur në “Sardena Arena” të Cagliarit, u realizuan edhe pesë gola të tjerë nga katër herë kampionët e botës.
Matteo Politano dhe Matteo Pessina shënuan nga një dygolësh, teksa pati festë edhe për Andrea Belottin. Italia do të zbresë në fushë më 11 qershor ndaj Turqisë, që është takimi hapës i Euro 2020. Dy kundërshtarët e tjerë në grupin A janë Zvicra dhe Uellsi. /abcnews.al