Miopia, “pandemia” e re/ Mjekët japin alarmin: Teknologjia po dëmton sytë e fëmijëve

schedule14:37 - 28 Prill, 2024

schedule 14:37 - 28 Prill, 2024

Teknologjia po bëhet shkak për një pandemi globale. Miopia sipas mjekëve  po shfaqet para kohe tek fëmijët dhe kjo për shkak të qëndrimit të gjatë para telefonit, kompjuterit apo televizorit.

Nga rreth 55 mijë fëmijë në moshë shkollore që iu nënshtruan kontrolleve shtatë muajt e fundit në vendin tonë më shumë se 7 mijë e 300 rezultuan me probleme të shikimit.

“Ajo që haset më shumë dhe është bërë proces i shqetësimit të gjithë profesorëve nëpër tavolinat e rrumbullakëta të kongreseve tona është miopia e shfaqur e parakohshme prej kalimit të kohës së gjatë të fëmijëve nëpër ekrane. Është një problem i refraksionit nuk quhet sëmundshmëri, por duket të jetë në kuadrin e një pandemie globale. Më përpara ne hasnim miopi mbi 10 vjeç tani në moshën parashkollore dhe këto janë shtuar me disa numra më shumë se dikur.”

Rreth 40% e punës në oftalmologji tregon mjekja Alketa Tandili Ajazi ka të bëjë me problemet e hasura tek fëmijët. Rastet më të rënda i drejtohen shërbimit të okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Traumat e fëmijëve qoftë në të metat e refraksionit, strabizmit problematika që trajtohen  deri në moshën 9 vjeç, trajtohet katarakta dhe glaukoma kongenitale, që janë shkaqet kryesore të verbimit të fëmijëve, trajtojmë tumore e fëmijëve. Shtimi i pajisjeve na ndihmon në procesin e diagonstikimit. Mikroskopi nevojitej për të kryer kirurgjinë vitroretinale që deri dje nuk është kryer dot në  shërbimin tonë, është një nga kirurgjitë kryesore në ndihmë të pacientëve në trauma. Skaneri na ndihmon në  diagnostikimin e nervit optik”.

Në këto kushte mjekja ka një këshillë për prindërit.

“Le ti afrohen fëmijët tanë, fëmijërisë tonë. Sa më shumë në ambientet e jashtme, sa më shumë në hapësira të gjelbra duke mos e kondicionuar syrin në një hapësirë të ngushtë si dhoma dhe ekrani i celularit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!