Minxhozi: Rama e ka zhveshur partinë nga spaletat! Bejko: Si majtas dhe djathtas ka munguar debati mbi ndryshime strukturore

schedule21:47 - 9 Maj, 2025

schedule 21:47 - 9 Maj, 2025

Pas përfundimit të mitingut përmbyllës të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Tiranë, analistët, Skënder Minxhozi, juristja Brizida Gjokondi, dhe Roland Bejko, komentuan në “Real Story Special”, në ABC News, deklaratat e liderëve të PS dhe të PD.

Gjatë fjalës së tij analisti Skënder Minxhozi u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka zhveshur Partinë Socialiste nga të gjitha spaletat dhe simbolet.

“Edi Rama e ka zhveshur nga të gjitha spaletat dhe simbolet partinë e tij. Ndodhemi në një fazë të PS ku të jesh i gjeneratës së Majkos apo Braces, duket si film i vjetër bardh e zi i parë dikur nga ata të Kinostudios”, u shpreh Minxhozi.

Ndërsa nga ana e saj juristja Brizida Gjikondi, tha se Rama ka qenë gjithmonë mëndjehapur në kuptimin politik dhe se sipas saj edhe Partisë Socialiste i ka dhënë “nurin e tij”.

“Rama e vendos nëse është parti e qendrës, e hapur apo jo. Kemi një personalizim të parrudhave. Mendoj që Rama këtu është i sinqertë, ka qenë mendjehapur edhe në kuptimin politik të fjalës. Tani i ka dhënë nurin e tij. PS ka nurin e Edi Ramës. Shumë personave kanë ardhur nga hiçi dhe janë promovuar nga Rama”, tha ajo.

Kritik është shprehur në qëndrimin e tij Roland Bejko, ndërsa nënvizoi se pushteti i tepërt apo pushteti i madh të korrupton edhe më shumë.

“Rama e ka deklaruar që në momentin që vula kaloi te Berisha parashikoi shpërbërjen e partisë. Sipas tij ishte mënyra më e mirë që “PD mund të vdesë”. Rama ka njëmijë arsye për t’i humbur këto deputetë sepse është në mandatin e katërt të tij. Sepse pushteti i madh të korrupton edhe më shumë. Ka shumë arsye për të mos votuar Ramën, por puna është se si do ta shohësh gotën…Ne të gjithë e pranojmë që kemi rritje ekonomike, por nuk është rritur mirëqenia…Si majtas dhe djathtas ka munguar debati mbi ndryshime strukturore, edhe ekspertë e kanë pranuar reforma territoriale duhet ndryshuar…”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!