Minxhozi: Nuk është mirë që një prej komuniteteve fetare të avantazhohet më shumë! Nazarko: Turqia mund ta shohë si zhvillim interesant

schedule21:04 - 23 Shtator, 2024

schedule 21:04 - 23 Shtator, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Mentor Nazarko, komentoi propozimin për krijimin e shteti të ri bektashi në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Nazarko tha se elementi më solid i këtij propozomi është subjektiviteti ndërkombëtar. Gjithashtu Nazarko u ndal edhe tek reagimi i mediave turke duke thënë se këtë propozim e kanë trajtuar në mënyrë neutrale.

“Nëse ky zhvillim do të ishte vetëm me vlerë shqiptarëve atëherë Rama nuk kishte përse ta deklaronte në Neë York Times.  Zgjodhi një vitrinë të madhe mediatike e politike si ajo e OKB. Sa i përket konceptit të sovranitetit, mund të them që është me gradacione të ndryshme. Në gjykimin tim ata që sot janë kritik të asaj që po bëj kjo qeveri, do të duhet të kishin kthyer të gjitha pronat”, tha Nazarko.

Ndërsa analisti Artur Nura u shpreh: “Rama jo rastësisht ka shkuar. Besoj që ka shkuar për ta menaxhuar situatën dhe nuk besoj se do të ndryshojë qëndrim. Besoj se do të mbajë një ekuilibër të caktuar dhe besoj prandaj ka takuar edhe Erdogan.

Na ana e tij analisti Skënder Minxhozi, theksoi se komuniteteve fetare nuk i ndihmon aspak fakti që një njëra prej tyre avantazhohet më shumë se të tjerat.

“Sa kohë kemi një census, mendoj se të luash kundër gylenistëve, nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë. Më ka bërë përshtypje një element në deklaratën e KMSH, se ne njohim Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë shoh që komuniteve fetare për mendimin tim nuk i bën mirë të shohin që njëra prej tyre avantazhohet më shumë se të tjerat”, tha Minxhozi.

Nga ana e tij analisti Nazarko shtoi: Elementi më solid i këtij propozomi është subjektiviteti ndërkombëtar. Ndërsa mediat kryesore turke e kanë trajtuar në mënyrë neutrale duke iu referuar fjalimit të Ramës. Turqia mund ta shohë si zhvillim interesant. Dhe mund të konsiderohet nga bektashianët turq si një shenjë hapjeje. Dhe forca e traditës dhe ndikimit historik të këtij komuniteti, duket se ka shumë besimtarë që vijnë e takojnë Baba Mondin si një idhull. Por a ka prekje të Kushtetutës? Unë mendoj që jo.

/acbnews.al/