Minxhozi në “Log.”: Basha ka bërë protesta edhe më të mëdha. Alibali: Berisha demonstroi forcë

schedule21:49 - 7 Korrik, 2022

schedule 21:49 - 7 Korrik, 2022

Analisti Skënder Minxhozi thotë se nuk është i habitur me pjesëmarrjen në protestën e sotme të thirrur nga Sali Berisha, kundër qeverisë. Në studion e “Log.” me Endi Xhafon, analisti shprehet se një pjesëmarrje e tillë ishte e pritshme ndikuar nga situata e çmimeve në vend.

Megjithatë, thekson Minxhozi, kjo e sotmja nuk ishte ndër protestat më të mëdha të PD. Ai kujton se PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka organizuar protesta edhe më të mëdha.

“Pa më të voglin ironi, realisht më pëlqen shumë që të ketë protestues në shesh kundër kësaj qeverie. U bë një stinë e gjatë ku të gjitha pushtet përveç presidentit ishin në një anë. Kur Edi Rama dhe vazhdo të merret më shumë me çështje ndërkombëtare sikur është i dërguar i OKB. Është një akt i shëndetshëm që qytetarët protestojnë, qoftë edhe në strehën më të përshtatshme politike.

Unë pajtohem me shifrën që jep Alibali, por edh konceptin e zotit Balliu që thotë se numërimi i thatë nuk lexon drejt kauzat. E dimë çfarë peshe ka Sali Berisha. Edhe Nano që ka 20 vjet që ka ikur ka ende njdekës. Imagjino Berisha që është akoma dhe është peshë e madhe. Këta janë lider të vjetër që kanë shumë përkrahës.

Unë sot nuk jam fare i habitur me pjesëmarrjen. Është protestë ku litri i naftës ka vajt 260. Është protestë e organizuar me degë. Nuk është nga protestat më të mëdha. PD e Bashës ka organizuar protesta edhe më të mëdha”, tha ai.

Lexo edhe: Në shesh për të larguar Ramën, a i përmbushi objektivat protesta e Berishës?

Ndërsa për analistin Neritan Alibali, objektivi i Sali Berishës ishte demonstrimi i forcës.

“Objektivi i tyre ishte demonstrimi i forcës. Është pushtim territori i opozitës për ti treguar të tretëve që opozita është kjo. Është Sali Berisha. Nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë objektivi që të rrëzohet pushteti me protesta. Pd ska marrë pushtet me dhunë. Suksesi apo mossuksesi nuk do të duket as në zgjedhjet lokale, do të duket në zgjedhjet e 2025. Objektivi i Rithemelimit është të marrë pushtetin. Kjo protestë është një gjest”, tha Alibali në “Log”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!