Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores. Presidenti i ri i SHBA-ve e nisi fjalën e tij duke flaenderuar të gjithë mbështetësit për besimin që i dhanë. Teksa e cilësoi fitoren të jashtëzakonshme, ai premtoi vendi do të shërohet dhe se kjo do të jetë një periudhë e artë për Amerikën.
Bëmë historinë për një arsye dhe është se thjesht ne tejkaluam pengesa që askush nuk menduan se ishin të mundura. Kemi arritur nivele të jashtëzakonshme politike. Fitore politike që vendi unë s’e ka parë më parë. Falenderoj qytetarët që zgjodhët presidentin e 47. Do të luftoj për ju dhe të ardhmen tuaj. Kjo do të jetë periudha e artë e Amerikës. Do ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish.”, u shpreh Trump.
Shtetet e fituara nga Trump: Alabama, Arkansas, Florida, Georgia, Idaho, Indiana, Iowa, Kansas, Kentaki, Lousiana, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Karolina e Veriut, Dakota e Veriut, Ohio, Oklahoma, Pensilvania, Dakota e Jugut, Tennessee, Texas, Utah, Virginia Perwndimore, Wyoming.
Shtetet e fituara nga Harris: California, Colorado, Connecticut, Delaware, Distrikti i Columbia, Hawaii, Illinois, Maryland, Massachusetts, Minnesota, New York, New Mexico, Oregon, Rhode Island, Vermont, Virginia, Washington.
Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, nëse zgjidhet do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore. Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme. I vetmi president që e kishte bërë këtë ishte Grover Cleveland, në fund të shekullit 19-të.
Kamala Harris, 60-vjeçare, e ka paraqitur veten si ndryshim brezash nga Biden, 81 vjeç, dhe Trump 78 vjeç. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për të drejtën e abortit pas vendimit të vitit 2022 të Gjykatës Supreme që i dha fund të drejtës kushtetuese për abort. Ajo po ashtu e ka cilësuar Trumpin si rrezik për demokracinë dhe ka përmendur rolin e tij në sulmin e 6 janarit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan dhe refuzimit që të pranojë humbjen nga Bideni më 2020.
08:33 “Fitore që vendi s’e ka parë kurrë më parë”, Trump: Kjo do të jetë periudha e artë e Amerikës
“Kjo është një fitore që vendi s’e ka parë kurrë më parë”. Kështu u shpreh Donald Trump teksa mban fjalimin e parë drejt fitores si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump premtoi se kjo do të jetë periudha më e artë e Amerikës dhe se do ta bëjë vendin që të shërohet.
08:00 Viktor Orban feston për Trump: Në rrugën drejt një fitoreje të bukur
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, një mbështetës i flaktë i Trump, u shpreh i kënaqur me rezultatet e para të zgjedhjeve amerikane, ndërkohë që fitorja e kandidatit republikan është në horizont.
“Në rrugën drejt një fitoreje të bukur”, shkroi Orban në Facebook, duke e shoqëruar postimin me një foto të tijën përpara një ekrani televiziv që transmetonte numërimin e votave në SHBA.
Ora 07:15 Republikanët fitojnë shumicën në senat/ Marrin 51 vende kundrejt 40 të demokratëve
Partia Republikane ka fituar shumicën në Senat, duke siguruar 51 vende kundrejt 40 të demokratëve.
Demokratët kanë mbajtur nën kontroll dhomën e lartë të Kongresit për katër vitet e fundit. Ndërsa tetë vende nuk janë deklaruar ende, republikanët kanë marrë 51 vende në Senat dhe demokratët kanë 40.
Ora 07:05 Trump shkon në 246 vota elektorale, Harris merr 187 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor
Ora 06:03 Trump siguron 230 vota elektorale, Harris merr 182 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor
Ora 05:42 Trump fiton dhe Karolinën e Veriut. Merr 227 vota elektorale, Harris me 153
Ora 05:03 Ngushtohet diferenca, Trump merr 211 vota elektorale, Harris me 145 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor
Ora 04:56 Një vështrim i shpejtë se si po shkojnë Trump dhe Harris në shtetet e fushëbetejës
Tani për tani, Donald Trump duket të jetë përpara në tre nga gjashtë shtetet e fushëbetejës ku rezultatet janë raportuar deri më tani: Gjeorgjia, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.
Ndërkohë, Kamala Harris është përpara në Michigan, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 19% e votave në atë shtet dhe Arizona, ku janë numëruar gjysma e votave. Ajo është gjithashtu përpara në Wisconsin.
Trump fitoi Karolinën e Veriut në 2016 dhe 2020, ndërsa Joe Biden kishte marrë pjesën tjetër të shteteve të fushëbetejës në vitin 2020, megjithëse me diferenca të ngushta.
Ora 04:44 Thellohet avantazhi, Trump merr 207 vota elektorale, Harris mbetet me 91 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor
Zoti Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë.
Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve. Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi nga detyra zotin McCarthy-n./voa
Ora 04:27 Trump thellon avantazhin, siguron 195 vota elektorale, Harris merr 91 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor
Ora 04: 22 Trump ruan avantazhin, siguron 178 vota elektorale, Harris merr 91 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor
Ora 04:19 Kërcënime në shtetet e lëkundura/ FBI: Origjina nga Rusia, konsiderohen jo të besueshme
Ora 04:00 Florida, rrëzohet amendamenti kushtetues për të mbrojtur të drejtën e abortit
Një masë që do të kishte mbrojtur të drejtën e abortit në kushtetutën e shtetit të Floridas dështoi të martën pasi nuk arriti pragun prej 60% për të kaluar.
Ora 03:56 Donald Trump shkon në 162 vota elektorale, Harris mbetet në 81 vota të Kolegjit Zgjedhor
Ora 03:50 Presidencialet në SHBA/ BBC: A ka dështuar të materializohet një hendek historik gjinor?
Nuk është për t’u habitur që shumica e grave po mbështesin Kamala Harris, ndërsa burrat po i japin mbështetjen e tyre Donald Trump.
Ajo që është pak e habitshme, të paktën sipas gjetjeve tw BBC, është se 54% e grave që votojnë për Harris nuk përputhen me 57% që mbështetën Joe Biden në 2020.
E gjithë ajo bisedë për një ndarje politike historike midis dy gjinive mund të ketë qenë e parakohshme.
Rezultatet e exit poll-it shpesh ndryshojnë me kalimin e orëve dhe duhen parë si udhërrëfyes i përgjithshëm dhe jo një hartë e detajuar, por nëse demokratët kanë humbur terren me gratë votuese në krahasim me katër vjet më parë, do të ishte jashtëzakonisht shqetësuese për kampin Harris.
Ora 03:41 Tregjet botërore të aksioneve rriten në pritje të rezultateve të zgjedhjeve në SHBA
Indekset standarde të aksioneve në Japoni dhe Australi shënuan rritje të mërkurën në mëngjes, ndërsa dollari amerikan ishte më i lartë kundrejt monedhave të tjera kryesore, ndërsa investitorët monitorojnë nga afër rezultatet e zgjedhjeve në SHBA.
Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë një ndikim të madh në ekonominë globale, veçanërisht në Azi.
Ora 03:37 Trump merr 154 vota elektorale, Harris ngushton diferencën, merr 81 vota të Kolegjit Zgjedhor
Ora 03:35 Kamala Harris fiton New York, kandidatja demokrate merr 65 përqind të votave kundrejt 35 përqind të Trump
Ora 03:25 Trump merr 154 vota elektorale, Harris 53
Ora 03:07 Trump thellon avantazhin. 154 vota elektorale për ish presidentin, Harrsi 27 vota elektorale
Donald Trump kryeson në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ish presidenti ka 154 vota elektorale, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris, ka 27 vota elektorale.
Ora 02:49 Pse ka rëndësi gara për Senatin e SHBA
Përveç garës presidenciale, një e treta e Senatit të SHBA – ose 34 nga 100 vendet e tij – janë në dispozicion.
Demokratët aktualisht kontrollojnë dhomën e sipërme të Kongresit me një vend të vetëm, të cilin ata e kanë përdorur në mënyrë efektive për të kaluar disa nga arritjet e nënshkrimit të administratës Joe Biden.
Ora 02:34 Trump: Nëse fitojmë Pensilvaninë, fitojmë gjithçka
Ish-presidenti Donald Trump tha të martën mbrëma se nëse ai fiton Pensilvaninë, ai fiton “të gjithë betejën”, ndërsa vijoi të nxisë votuesit republikanë të qëndrojnë në radhët e votimit.
“Ne fitojmë Pensilvaninë, ne fitojmë të gjithë betejën,” tha Trump në emisionin Rich Zeoli Shoë në Filadelfia’s Talk Radio
“”Ne do ta bëjmë këtë vend më të madh se kurrë, por ju duhet të qëndroni në radhë. Ju keni një të drejtë ligjore absolute dhe votoni sepse nëse fitojmë Pensilvaninë, nëse fitojmë Commonwealth-in e vjetër, do të fitojmë gjithçka”, tha Trump.
Ora 02:06 Trump 90 vota elektorale, Harris 27
Ish presidenti Trump kryeson në nivel kombëtar në zgjedhjet në SHBA. Trump kryeson në Missouri, Oklahoma, Alabama, West Virginia, Kentacky, Indiana dhe Georgia.
Ndërsa Harris kryeson në Ohio, Teksas, Vermont.
Ora 02:00 Bernie Sanders rizgjidhet për herë të katërt senator për Demokratët
Bernie Sanders raportohet se u rizgjodh në Senat, duke fituar mandatin e tij të katërt, duke përfaqësuar Vermontin.
Edhe zv/presidentja Kamala Harris në votat e numëruara deri tani kryeson ndjeshëm ndaj rivalit Trump, teksa projeksionet e nxjerrin fituese të 3 mandateve.
Republikani Jim Justice do të fitojë vendin në senatin në West Virginia, sipas një projeksioni nga CNN.
Ora 01:35 Projeksionet e para/ Zgjedhjet në SHBA, Trump në avantazh ndaj Harris në West Virginia
Sipas projeksionit të CNN, ish presidenti Donald Trump do të fitojë në shtetin e West Virginia përballë zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.
Në 2020, Trump fitoi në shtetin e Virginia.
Ora 01:13 “Republikanët po ecin shumë mirë”, Trump: Do kemi një fitore të madhe
Ndërsa kanë nisur të dalin projeksionet e para të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump ka publikuar një video në rrjetin e tij social Truth Social.
“Republikanët po ecin shumë mirë, qëndroni në linjë, mos dilni ofline, sigurohuni që të votoni ne do të kemi një fitore të madhe sonte”- shprehet Trump.
Ora 01:03 Projeksioni i CNN: Donald Trump fitues në Kentacky, Indiana dhe Georgia, Harris në Vermont
Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë shtetin e Kentacky, sipas projeksionit të CNN.
Gjithashtu, Trump pritet që të mundë Harris në Indiana dhe Georgia.
Ndërkaq, zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris do të shpallet fituese në shtetin e Vermontit.
Ora 00:59 Autoritetet në Filadelfia hedhin poshtë pretendimin e Trump për ‘mashtrim masiv’
Donald Trump ka postuar në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social duke thënë se “zbatimi i ligjit vjen” në Filadelfia për shkak të “mashtrimeve masive” atje.
Është hera e parë që ai ka ngritur akuza për mashtrim zgjedhor në Truth Social sot, por ai nuk ka dhënë asnjë detaj apo provë.
Prokurorët federalë në SHBA kanë akuzuar një burrë nga Pensilvania për kërcënime në internet për të vrarë presidentin Joe Biden dhe Hillary Clinton.
Gregory Mitzel, dyshohet se i postoi kërcënimet në orët pas atentatit të parë kundër Donald Trump, shkruan CNN.
Ora 00:46 Anketimi në Reuters: Shumica e votuesve thonë se demokracia amerikane është në rrezik
Gati tre të katërtat e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së martës thonë se demokracia amerikane është nën kërcënim, sipas anketimeve paraprake në nivel kombëtar nga firma “Edison Research”, duke reflektuar ankthin e thellë me të cilin përballet vendi pas një fushate të nxehtë elektorale ndërmjet kandidates demokrate Kamala Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump.
Demokracia dhe ekonomia renditen deri tani si çështjet më të rëndësishme për votuesit, me rreth një të tretën e të anketuarve që përmendin secilën, të ndjekur nga aborti dhe emigracioni me 14% dhe 11%, treguan të dhënat. Anketimi tregoi se 73% e votuesve besonin se demokracia ishte në rrezik, kundrejt vetëm 25% që thanë se ishte e sigurt.
Afërsisht 46% e votuesve amerikanë kanë një pikëpamje pozitive për Zëvendës Presidenten Kamala Harris, por jo për ish-Presidentin Donald Trump, sipas rezultateve fillestare të exit poll-it kombëtar të CNN të votuesve në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Rreth 42% e votuesve kanë pikëpamje pozitive për Trump.
Ora 00:36 Presidencialet/ Mbështetësit nisin të grumbullohen pranë kandidatëve
Ndërsa disa prej qendrave të votimit janë mbyllur, mbështetësit kanë nisur të mblidhen pranë kandidatëve të tyre.
BBC raporton se skena ku Trump pritet t’I drejtohet mbështetësve është ngritur tashmë.
Ndërkohë në Uashington DC, mbështetësit e Kamala Harris janë mbledhur jashtë Universitetit Howard – Alma Mater e Harris.
Sipas rezultateve fillestare të sondazhit kombëtar të CNN, shumica dërrmuese e votuesve thonë se mendja e tyre ishte vendosur për garën presidenciale shumë përpara ditës së zgjedhjeve.
Tetë në 10 votues thonë se e kanë marrë vendimin e tyre për garën presidenciale diku përpara shtatorit. Më pak se 1 në 10 thonë se vendosën javën e kaluar, me rreth një të tetën që thonë se vendosën në shtator ose tetor.
Ora 00:18 Zgjedhjet presidenciale/ 10 qendra votimi në Georgia do të qëndrojnë ende të hapura
Sipas Sekretarit të Shtetit të Georgia, Brad Raffensperger, rreth 10 qendra votimi në një “grusht” qarqesh do të qëndrojnë të hapura vonë për shkak të kërcënimeve jo të besueshme që ndërprenë votimin për një kohë të shkurtër.
“Ndoshta është në atë numër 10, plus ose minus,” tha Raffensperger, duke iu referuar numrit të qendrave të votimit ku votimi do të zgjatet pas orës 19:00 me kohën lokale. shkruan CNN.
Ora 00: 08 Presidencialet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit
Qendrat e para të votimit në SHBA janë mbyllur tashmë në shtetet e Indianës dhe Kentakit.
Rreth tre të katërtat e votuesve në nivel kombëtar, duke përfshirë rreth 8 në 10 votues të Trump dhe dy të tretat e votuesve të Harris, thonë se vota e tyre ishte kryesisht në mbështetje të kandidatit të tyre, në vend që të motivohej kryesisht nga dëshira për të hedhur një votë kundër kundërshtarit të tyre, sipas rezultateve fillestare të exit poll-it kombëtar të CNN.
Afërsisht tre të katërtat e elektoratit amerikan kanë një pikëpamje negative për mënyrën se si po shkojnë gjërat sot në SHBA, sipas rezultateve fillestare të exit poll-it kombëtar të CNN të votuesve në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Vetëm rreth një e katërta e quajnë veten entuziastë ose të kënaqur me gjendjen e kombit, me më shumë se 4 në 10 të pakënaqur dhe afërsisht 3 në 10 thonë se janë të zemëruar.
Vala e parë e exit poll-eve sapo është publikuar – dhe votuesit e kanë cilësuar gjendjen e demokracisë si çështjen më të rëndësishme kur vendosin se për kë të votojnë si president.
Rreth një e treta e njerëzve të pyetur thanë se ishte shqetësimi i tyre kryesor, nga pesë opsionet e dhëna. Ekonomia renditet e dyta. Aborti dhe emigracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur, raporton BBC
Ora 23:13 Shkak problemet teknike, zgjatet orari i votimit në Karolinën e Veriut
Bordi i zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka mbajtur një mbledhje emergjente dhe ka aprovuar një orë e gjysmë shtesë për të votuar, në dy zona që thuhet se ishin përkohësisht të padisponueshme për votuesit herët të martën, për shkak të problemeve teknike, raporton “CNN”.
Dy zonat e ndryshme – një në qarkun Burke në rajonin perëndimor të shtetit dhe një në qarkun Wilson, në lindje të Raleigh – tani do të mbyllen në orën 8 pasdite në orën lokale.
Ora 22: 55 Donald Trump ua ndalon hyrjen disa gazetarëve në festën që ka organizuar në Florida
Kandidati republikan, Donald Trump nuk i ka lejuar gazetarët e disa mediave amerikane që të futen në festën e organizuar në Florida, në shenjë “hakmarrje” për anshmërinë që ai pretendon se këto mediat kanë treguar gjatë fushatës elektorale.
Gazetarët nga mediat Politico, Axios, Puck, Zëri i Amerikës dhe Mother Jones nuk janë lejuar të përcejllin për publikun atmosferën nga radhët e republikanëve.
Ora 22:26 “Qëndroni në radhë, votoni”, Trump amerikanëve: Mos i lejoni që t’ju pengojnë
Donald Trump u ka bërë thirrje votuesve që të qëndrojnë në radhë dhe të vazhdojnë të votojnë. Përmes një postimi në twitter ai i ftoi ata të qëndrojnë të palëkundur dhe të mos dorëzohen përballë ndonjë pengese.
“Po bëjmë shumë mirë! Qëndroni në radhë. Mos i lejoni që t’ju pengojnë. Qëndroni në radhë dhe votoni!”, shkroi Trump
Ora 22:25 “Presidencialet”/ E mbijetuara e masakrës në Tulsa, 110-vjeçarja voton për Kamala Harris
Në moshën 110-vjeçare, Viola Ford Fletcher është e mbijetuara më e vjetër e njohur e Masakrës së Garës në Tulsa të vitit 1921. Sot, ajo hodhi votën e saj në Oklahoma për zëvendëspresidenten Kamala Harris.
“Ndihem mire. Është e rëndësishme të votosh,” tha Fletcher, e cila është një nga votuesit më të vjetër.
Fletcher, e cila shoqërohej nga nipërit e saj Ike Howard dhe Tracey Flemons, votoi në një vend votimi në Tulsa në një dhomë të quajtur “Greenwood” – emri i lagjes Black që u shkatërrua gjatë masakrës së garës.
Ora 22:20 SHBA, si e pikasi Policia personin e armatosur në ndërtesën e Kapitolit
Shefi i policisë së Kapitolit, J Thomas Manger, duke folur për mediat në Uashington DC dhe detaje për një arrestim të bërë në qendrën e vizitorëve të Kapitolit.
Ai pohoi se rreth orës 12:20 me orën lokale, një mashkull i bardhë hyri në hyrjen jugore të qendrës së vizitorëve të Kapitolit. Kur burri hoqi xhaketën dhe çantën e shpinës oficerët e kontrollit i vunë re atij “diçka në formën e një arme zjarri” dhe “dy shishe në çantën e shpinës”.
Ndërsa burri po qëndronte aty, një nga oficerët vuri re një “erë benzine”, tha ai. Era ishte “shumë më e fortë” në çantën e shpinës dhe dukej se një shishe që përmbante një substancë – për të cilën policia beson se ishte ose benzinë ose diçka tjetër.
Ora 22: 18 Zgjedhjet në SHBA/ “SkyNews”: Përpjekja e fundit e demokratëve për të rritur pjesëmarrjen
Edhe pse dita e zgjedhjeve ka pasur një angazhim të madh të qytetarëve, sërish inkurajohen që të shkojnë në qendrat e votimit në Filadelfia veriperëndimore.
Allie Dettlebach tregon se ka udhëtuar nga Universiteti Yale për t’u bërë vullnetare me Demokratët e Pensilvanisë.
Me origjinë nga Cleveland, Ohio, 21-vjeçarja thotë se erdhi në Pensilvani sepse është “e vështirë për kandidatët të fitojnë nëse nuk janë të suksesshëm këtu”, ka thënë ajo për skynews.
Ora 22:08 FBI: Kërcënimet me bomba në qendrat e votimit në SHBA duket se vijnë nga Rusia
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse. Së paku dy qendra votimi në shtetin e Georgias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët.
“FBI është në dijeni të kërcënimeve me bomba në qendrat e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike. Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Ora 22:01 Harris “surprizon” me paraqitjen e saj në Uashington, mesazh qytetarëve që të votojnë
Votuesit amerikanë do të vendosin nëse nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020. Në raportimet e fundit Kamal Harris ka bërë një paraqitje befasueve në selinë e Partisë Demokratike në Uashington DC, ku edhe po takohet me mbështetësit. Zëvendës-presidentja falënderoi edhe përmes telefonatave, vullnetarët që e ndihmuan në fushatën zgjedhore.
Ora 21:43 Zgjedhjet në SHBA/ Të paktën 15 shtete kanë mobilizuar Gardën Kombëtare
Gara për zgjedhjet presideniciale në SHBA mes Harris dhe Trump është bërë më e ngushtë. Shumica e votuesve në SHBA janë shprehur të shqetësuar se një ngjarje e ngjashme me atë të 6 janarit të vitit 2021 në Capitol Hill mund të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Më herët një 25-vjeçar u arrestua në Michigan pasi dyshohet se kërcënoi të kryente një sulm
Ora 21:08 “Krenar që jam amerikan”, astronautët postojnë foto nga hapësira në ditën e zgjedhjeve
Astronautët Butch Wilmore, Suni Williams dhe Don Pettit votuan herët për zgjedhjet presidenciale nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, sipas nëpunësit të Zyrës së Gjykatës së Qarkut Harris në Teksas.
Astronautët e NASA-s postuan një foto të tyre në Instagram të veshur me çorape me ngjyra patriotike në ditën e zgjedhjeve. Çorapet e dy prej astronautëve shkruanin “Krenar që jam amerikan”.
Ora 20:51 Presidencialet/ Elon Musk i bashkohet Donald Trump, ndjekin procesin
Shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, do t’I bashkohet Donald Trump në mbrëmjë për të ndjekur procesin elektoral.
Fushata e ish-presidentit po organizon një festë në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago dhe Palm Beach Club për mijëra mbështetës.
Nuk është e qartë nëse Trump dhe Musk do të marrin pjesë në këto ngjarje, por një burim i afërt me Musk thotë se dyshja do të jenë bashkë.
Ora 20:07 Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Një person është arrestuar pranë Kapitol, pasi është gjetur me armë zjarri. Në një postim në platformën X, policia thotë se një shtetas u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër. “Personi i arrestuar kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.
Ora 19:36 Trump: Mbështetësit duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve
Ish-presidenti, Donald Trump, tha të martën se nuk besonte se duhej t’u thoshte mbështetësve të tij se nuk duhet të ketë dhunë dhe se ata duhet të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve nëse ai humbet. “Nuk duhet t’u them atyre këtë”, tha Trump kur u pyet nëse do t’u thoshte mbështetësve të tij se nuk duhet të ketë dhunë. Mbështetësit e Trump sulmuan dhunshëm në Capitolin e SHBA-ve më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 2020 pasi Trump humbi zgjedhjet dhe refuzoi të pranonte.
Ora 19:31 “Do ishte më mirë nëse Trump do kishte vdekur”, dy të arrestuar për kërcënime zgjedhore në Michigan
Agjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Michigan për kërcënime të lidhura me zgjedhjet, sipas The Detroit News.
Media me bazë në Michigan thotë se një i dyshuar ishte i lidhur me një komplot vrasjeje që synonte Donald Trump, raporton BBC.
Isaac Sissel, dyshohet se postoi në ‘Reddit’ me emrin e përdoruesit “ShootUpTrumpRally” dhe që atëherë u ka thënë hetuesve se beson se “çdo gjë do të ishte më mirë nëse Trump do të kishte vdekur”
Kamala Harris, u ka bërë thirrje amerikanëve që të dalin të votojnë. Në disa intervista të dhënë për mediat, Harris ka dhënë mesazhin e saj të rëndësishëm për këto zgjedhje, duke nënvizuar se sot është dita ku njerëzit duhet të dalin të votojnë.
“Sot është dita e votimi dhe njerëzit duhet të dalin të jenë aktivë”, shprehet Harris. Ajo ka shtuar se zgjedhjet janë një “pikë kthese”, duke treguar dy “vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e kombit” të ofruara nga ajo dhe kundërshtari i saj Donald Trump .
Ora 18:52 Zgjedhjet në SHBA/ Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
Zgjedhjet e së martës do të përcaktojnë se cila parti do ta ketë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan dhe me të edhe fuqinë për të kontrolluar agjendën e presidentit. Garat kryesore po zhvillohen krahas zgjedhjeve të para presidenciale që prej kur ndodhi sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021, por edhe në pjesë të papritura të vendit pas njërës prej periudhave më kaotike të punës së Kongresit në dekadat e fundit. Në fund, vetëm një numër i vogël vendesh, madje ndoshta vetëm një ulëse, do të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin në dy dhomat e Kongresit
Ora 17:57 “Presidencialet”/ Ish-Presidenti Donald Trump voton në Florida
Presidencialet në SHBA. Ish-presidenti Donald Trump ka hedhur votën e tij në Flodira. CNN shkruan se ish-presidenti mbërrit në zonën e tij të votimi në Pam Beach së bashku me gruan e tij Melani Trump. Pas votimi Trump ka dhënë edhe një mesazh të shkurtër, duke u shprehur se ndjehet shumë i sigurt në këto zgjedhje.
Ora 17:50 Zgjedhjet në SHBA/ Joe Biden mesazh votuesve: Bëni histori duke zgjedhur Kamala Harris
Joe Biden, pak orë para mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u bëri thirrje votuesve që të ushtrojnë të drejtën e votës. Me postimin e tij në X, presidenti i SHBA-ve u tha qytetarëve amerikanë të shkruajnë historinë duke zgjedhur kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris.
“Shkoni votoni, bëni histori duke zgjedhur Kamala Harris”, ka shkruar ai.
Ora 17:44 “Presidencialet”, Obama thirrje qytetarëve: Mos hezitoni, shkoni në qendrat e votimit
Barack Obama ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të votojnë masivisht. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në platformën X, Obama shprehet se gara është shumë e ngushtë dhe se fituesi mund të vendoset nga një diferencë e vogël votash, ndaj nënvizon ai votuesit duhet të mos mungojnë në qendrat e votimeve. “Sot është dita e zgjedhjeve. Miliona amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit për t’i treguar botës kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë”, ka thënë ai.
Ora 17: 37 Zgjedhjet në SHBA/ Historiani që parashikon rezultatin e 40 viteve të fundit
Për 40 vitet e fundit, ai ka parashikuar me saktësi rezultatet e zgjedhjeve amerikane. Bëhet fjalë për profesorin e historisë së Universitetit Amerikan, Alan Lichtman.
“Guruja” e parashikimeve që deri më tani ka parashikuar saktë 9 nga 10 garat e fundit, ka treguar Kamala Harris si fituese të zgjedhjeve amerikane.
Vetë ai, duke folur në Big Picture të Mega-s, thekson se parashikimet e tij bien sepse bazohen në një sistem që ai ka zhvilluar me 13 çelësa të tipit të duhur dhe të gabuar dhe nënvizon se “Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë femër e SHBA-së”.
Ora 17:12 Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, njofton nga qyteti Lawrenceville i Xhorxhias lidhur me numërimin e votave në qarkun Gwinnett pranë kryeqytetit Atlanta.
Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.
Ora 16:30 Zgjedhjet në SHBA/ “Rekordi” që Donald Trump dëshiron të barazojë
Donald Trump po kërkon të bëhet presidenti i parë që nga Grover Cleveland që zgjidhet për mandate jo të njëpasnjëshme si president. Cleveland, një demokrat, mban dallimin si presidenti i 22-të dhe i 24-të. Ai fitoi mandatin e tij të parë në 1884 në moshën 47-vjeçare, por u mund për t’u rizgjedhur në 1888, megjithëse fitoi votën popullore ndaj Benjamin Harrison. Cleveland fitoi përsëri Shtëpinë e Bardhë në 1892. Donald Trump, 78 vjeç, u bë presidenti i 45-të kur mposhti Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë në 2016, dhe ai do të marrë një mandat të dytë si presidenti i 47-të nëse mund të mposht Kamala Harris.
Ora 16:19 Pse zgjedhjet në SHBA zhvillohen të martën në nëntor?
Përpara vitit 1845, Kolegji Zgjedhor i SHBA u mblodh të mërkurën e parë të dhjetorit dhe të gjitha shtetet amerikane duhej të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre brenda 34 ditëve përpara asaj date.
Shumë amerikanë punonin në bujqësi në atë kohë, kështu që nëntori u zgjodh pasi bie pas korrjes së vjeshtës, por para temperaturave të ftohta të dimrit që mund të kenë penguar votuesit të shkojnë në qendrat e votimit. Çfarë ndryshoi në 1845? Kongresi amerikan miratoi një akt për të vendosur një datë për të zgjedhur presidentin dhe zëvendëspresidentin në të gjitha shtetet.
Ora 15: 44 Kandidati i Donald Trump për zv/president, JD Vance voton në Ohio
Kandidati i Donald Trump, për zv/president, JD Vance, votoi personalisht në Cincinnati, Ohio. Kandidati republikan për zëvendëspresident u pa duke mbërritur në një qendër votimi atje me gruan dhe fëmijët e tyre. Senatori James David Vance nga Ohio është zgjedhur zyrtarisht nga Donald Trump, si kandidati i tij për zv/president nëse ai fiton zgjedhjet. Sipas ekspertëve Vance rrëmbeu vëmendjen e Donald Trump pas një seance të gjatë dhe të ashpër në Senat, vjeshtën e kaluar lidhur me ndihmën ekonomike dhe ushtarake të SHBA për Ukrainën. Kaluan më shumë se 20 vjet pasi ai vetë ishte regjistruar në Trupat e Marinës dhe kishte luftuar në Luftën e Irakut, një kauzë, të cilës ai dëshironte t’i shërbente me zell në atë kohë, besnik ndaj thirrjes së Presidentit Xhorxh Bush “që SHBA-ja të mbronte botën e lirë nga një rrezik i madh“.
Ora 14: 49 Presidencialet në SHBA/ Biden do të ndjekë rezultatet nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë
Emri i Presidentit Joe Biden nuk do të shfaqet në fletën e votimit të martën, por rreziku është i madh për presidentin 81-vjeçar dhe trashëgiminë e tij, ndërsa ai pret të shohë se kush do të zerë vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm. Presidenti ka mbajtur një profil relativisht të ulët ditët e fundit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe sot. Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë me ndihmës të vjetër dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa garat zhvillohen në të gjithë vendin.
Ora 14: 35 FOTO/ “Mund të duhen 10 minuta për ta plotësuar”, si duket fleta e votimit në SHBA
Në SHBA, një fletë votimi në ditën e zgjedhjeve presidenciale mund të jetë e gjatë – dy ose tre faqe të bardha. Ato përmbajnë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe gara në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitare. Kur qytetarët amerikanë mbushin fletët e votimit, ata shënojnë një x në një kuti. Mund të duhen rreth 10 minuta për të plotësuar një, raporton BBC.
Votuesit amerikanë zgjedhin të martën presidentin e ri. Ekonomia dhe veçanërisht kostot e larta të jetesës kanë qenë shqetësimet kryesore për votuesit amerikanë në këto zgjedhje presidenciale, ku garojnë Kamala Harris dhe Donald Trump. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do të kenë pasoja të gjera ekonomike, duke filluar nga mënyra se si taksohen amerikanët deri tek mënyra se si vendi zhvillon marrëdhëniet tregtare me pjesën tjetër të globit. Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump kanë paraqitur ndër të tjera edhe vizione të ndryshme sa i takon masave ekonomike që mund të ndërmarrin.
Ora 13:336 Në fshatin e origjinës së Harris/ Indi, banorët luten për fitoren e kandidates demokrate
Sytë e të gjithë botës janë drejtuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pritje të rezultatit zgjedhor, por në Indi këto zgjedhje janë më të veçanta se zakonisht.
Në fshatin Thulasendrapuram, atje ku ka lindur stërgjyshi i Kamala Harris nga ana e mamasë banorët u lutën në një tempull për fitoren e kandidates Demokrate.
Në fshatin e Indisë Jugore janë vendosur me dhjetëra pankarta në mbështetje të Harris ku shkruhen lutje të ndryshme hindu.
Ora 13: 34 Jo vetëm për Presidentin/ Për çfarë tjetër po votojnë amerikanët sot?
Nuk është vetëm një zgjedhje midis Kamala Harris dhe Donald Trump sot – votuesit në Amerikë kanë shumë të tjera për të vendosur: Të drejtat e abortit janë në fletëvotim në 10 shtete – përfshirë shtetet e fushëbetejës së Arizonës dhe Nevadës. Një e treta e Senatit të SHBA – 34 nga 100 vendet e tij – është gjithashtu në dispozicion. Demokratët aktualisht kontrollojnë Senatin me një diferencë prej vetëm një vend.
Ora 12: 58 “Bëni zërat tuaj të dëgjohen” dhe “Bëni Amerikën të madhe përsëri” – Harris dhe Trump reagojnë në X
Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në X që kur u hapën qendrat e votimit në SHBA pak më shumë se një orë më parë.
“Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Vota juaj është zëri juaj dhe zëri juaj është fuqia juaj.”, shkruan ajo.
Të konsideruara si zgjedhjet më kritike në Historinë Amerikane, procesi elektoral këtë vit dhe fushata e zhvilluar për Shtëpin e Bardhë sollën një vorbull zhvillimesh të papritura.
Donald Trump, ish presidenti Amerikan I cili u përball me 4 çështje penale kundër tij u bë presidenti apo ish presidenti i parë Amerikan mbi të cilin u hapën dosje penale. Republikani vijoi i vendosur rrugëtimin politik deri në marrjen zyrtare të nomimit nga partia e tij për tu bërë kandidat për Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa zhvillonte fushatën e tij për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump u përball me dy atentate të njëpasnjëshme.
Një fshat i vogël në New Hampshire tashmë mbyllur qendrat e votimit, ka numëruar votat për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA dhe ka bërë të njohura preferencat e tij presidenciale. Numërimi i parë vjen nga Dixville Notch ku zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump morën nga tre vota secili. Fshati, i vendosur përgjatë kufirit SHBA-Kanada, hapi dhe mbylli qendrat e votimit pak pas mesnate, duke ndjekur një traditë që daton që nga viti 1960.
Ora 11: 37 Presidencialet, hapen qendrat e para të votimit në SHBA
Hapen qendrat e para të votimit në orën 05:00 me orën lokale në Bregun Lindor, duke shënuar fillimin e ditës së gjatë të votimit në Shtetet e Bashkuara në gjashtë zona kohore.
Nga Atlantiku në Paqësor, qytetarët amerikanë do të zgjedhin se kush mes Kamala Harris dhe Donald Trump do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Mbi 80 milionë amerikanë kanë votuar tashmë paraprakisht ose me postë ose personalisht, ndërsa rreth gjysma tjetër do të ketë deri në orën 20:00.
Ora 11:36 Historia/ Pse zgjedhjet në SHBA janë gjithmonë ditën e martë dhe në nëntor
Deri në mesin e viteve 1800, datat e zgjedhjeve amerikane ndryshonin sipas shtetit, për aq kohë sa ato ishin planifikuar disa javë përpara mbledhjes së kolegjit zgjedhor në dhjetor të atij viti.
Por pse zgjedhjet mbahen në nëntor?
Për shembull, në 1844, zgjedhjet presidenciale u mbajtën në një periudhë prej një muaji: nga fillimi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Sistemi u kritikua shumë për joefikasitetin e tij dhe u ngritën shqetësime se mbajtja e votimit në data të ndryshme mund të ndikojë gjithashtu në rezultatet.
Kandidati presidencial në SHBA, që fiton shumicën e votave ditën e zgjedhjeve, nuk fiton domosdoshmërisht Shtëpinë e Bardhë. Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të fitojë shumicën e votave në Kolegjin Zgjedhor, shkruan CNN. Por si funksionon Kolegji Zgjedhor?
Ora 10:33 Inteligjenca amerikane: Rusia kërkon të minojë besimin në zgjedhje
Rusia dhe Irani po kryejnë sulme kibernetike dhe jo vetëm, me synimin për të minuar besimin e popullit Amerikan në Integritetin e Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.
Ky është paralajmërimi që është lëshuar këtë 5 nëntor nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike në SHBA.
Autoritetet Federale në Shtetet e Bashkuara thonë se Moska dhe Teherani kërkojnë që të nxisin përçarje mes popullit Amerikan. Grupet e lidhura me Rusinë në SHBA kanë tentuar të nxisin dhunë kundër zyrtarëve zgjedhorë dhe po shtojnë qarkullimin e pretendimeve të rreme se në SHBA ka manipulim dhe mashtrim me votat.
Ora 10:31 Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve e më pas?
Në shtetin më të fuqishëm në botë sot votohet. Votuesit amerikanë vendosin kë do të dërgojnë në Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris apo Donald Trump? Si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon numërimi?
Maratonë zgjedhore në SHBA: Këtë 5 nëntor votohet në shtetin më të fuqishëm në botë. Nuk bëhet fjalë vetëm për presidentin e ardhshëm, por edhe për anëtarët e Kongresit. Sondazhet parashikojnë një garë kokë më kokë mes Kamala Harris (Demokratët) dhe Donald Trump (Republikanët). DW u përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme rreth procesit zgjedhor.
Ora 10:28 Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Amerikës
Pensilvania është në qendër të sfidës mes Kamala Harris dhe Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë dhe kjo e kthen vëmendjen përsëri te shteti që shpesh ka rezultuar vendimtar në transformimet e Amerikës.
Historia e Pensilvanisë fillon në vitin 1681, kur Mbreti Charles II i Anglisë i dha William Pennit, një sipërfaqe të madhe toke. Penn themeloi Pensilvaninë me qëllimin për të krijuar një vend të tolerancës fetare dhe qeverisjes demokratike. Idetë e tij për lirinë dhe barazinë e transformuan Pensilvaninë në një fener shprese, duke tërhequr emigrantët evropianë që kërkonin të drejta. “Korniza e Qeverisë” e Pennit është një nga shembujt e parë të një karte kushtetuese: ajo përfshin parime që, një shekull më vonë, frymëzuan Kushtetutën Amerikane.
Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Capitol në 2021. Teksa pritet me ankth rezultati i kësaj gare historike presidenciale, Uashingtoni po përgatitet për më të keqen, sipas mediave amerikane.
Ora 09:49 Presidencialet në SHBA/ Pse shifrat favorizojnë Trump
Kamala Harris duket se është në telashe pasi në këto zgjedhje sipas të dhënave paraprake ajo nuk do të arrijë të marrë numrin e nevojshëm të votueseve femra që mund t’i jepnin fitore. Kandidatja Demoktate ka humbur gjithashtu mbështetjen e afro- amerikanëve, ndërsa rivali i saj Donald Trump ka përmirësuar përformancën e tij te votuesit me ngjyrë. Garën elektorale mes Kamala Harris dhe Donald Trump, mund ta ndiqni përmes maratonës LIVE në ABC News, ku nuk do të mungojnë analizat në studio por edhe lidhjet e drejtpërdrejta nga SHBA.
Ora 09:16 Presidencialet në SHBA/ Gjithçka duhet të dini për procesin zgjedhor
Zgjedhjet e 60-ta presidenciale të SHBA-së do të vendosin presidentin e 47-të – që konsiderohet gjerësisht si njeriu më i fuqishëm në Botë dhe zëvendëspresidentin e 50-të. Kandidatët dhe mbështetësit e tyre po i përshkruajnë zgjedhjet e 5 nëntorit si më të rëndësishmet e jetës së tyre, me demokracinë dhe mënyrën e jetesës amerikane në rrezik. Shuma rekord parash janë mbledhur dhe shpenzuar për reklama të fushatës dhe takime në terren. Mbulimi mediatik në shtyp, në TV, në internet dhe në podkaste nuk ka qenë kurrë më intensiv – apo më i polarizuar.
Në zgjedhje janë 34 nga 100 vendet në Senat. Do të zhvillohen 13 guvernata shtetërore dhe territoriale dhe shumë zgjedhje të tjera shtetërore dhe lokale.