Minoriteti bullgar, në votime/ Votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari

schedule15:10 - 27 Tetor, 2024

schedule 15:10 - 27 Tetor, 2024

Bullgaria zhvillon zgjedhjet e parakohëshme kete te diel dhe një qender votimi është hapur dhe në Kukës ku mund të shprehin vullnetin e tyre të gjithë banorët e këtij qyteti që kanë nënshtetësi bullgare.

Procesi po vijon normalisht ndërsa pjesëmarrja është modeste. Sipas ligjit bullgar ne nje qender votimi numri minimal i zgjedhesve duhet te jete te pakten 40. Sipas ambasadës bullgare në Tiranë veç kësaj në Kukës në Shqiperi janë hapur dhe tre qendra të tjera votimi.

Ne Kukes banorë të 9 fshatrave  te njesive administartive Shishtavec e Zapod kane deklaruar origjinen e tyre bullgare.

Ne Shqiperi sipas Censit te vitit 2023 pjese e ketij minoriteti jane 7.057 persona.

Në zgjedhjet Bullgare garojnë 22 parti dhe nëntë koalicione.

Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabël që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në qershor, ishin të paqarta dhe politikanët dështuan tri herë që të formonin një koalicion qeverisës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!