Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minoritetet në Kuvend/ 20 vende të garantuara për pakicat në Kosovë

schedule19:50 - 28 Shkurt, 2025

schedule 19:50 - 28 Shkurt, 2025

Përfaqësimi i komuniteteve në Kuvendin e Kosovës bëhet në kuadër të ulëseve të garantuara, 20 vende per ta. Komuniteti me më shume deputetë është ai serb me 10 mandate.
Në organin më të lartë legjislativ, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian ka të garantuara nga një ulëse dhe një vend shtesë i jepet njërit nga këto tri komunitete që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme.

Ndërkaq, komuniteti boshnjak ka të garantuara tri ulëse, ai turk dy ulëse dhe komuniteti goran një ulëse. Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës parashihet sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, gjegjësisht sipas nenit 111.1.

Në rezultatet e deritanishme të Lista Serbe me mbi 38 mijë vota ka siguruar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Pas saj radhiten partitë e komunitetit egjiptian, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me mbi 4 mijë vota dhe Partia Liberale Egjiptiane me mbi 2400 vota, ku janë siguruar dy mandate.

Komuniteti Boshnjak ka siguruar tri deputete. Dy ka siguruar “Kosova Demokratik Türk Partisi” nga komuniteti turk, e cila ka grumbulluar 4699 vota. Komuniteti rom do të përfaqësohet nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, e cila ka 1261 vota. Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka siguruar një mandat me ndërsa “Jedinstvena Goranska Partija” ka një mandat me 1673 vota.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tregon procedurat e ndarjes së ulëseve për komunitetet në Kuvend.

“Kemi një specifikë në sistemin tonë ligjor dhe kushtetues faktin që ndarja e vendeve për partitë e komuniteteve jo shumicë është planifikuar dhe është standard tashmë edhe sipas kushtetutës që të jetë nëpërmjet përfaqësimit në kuadër të vendeve të garantuara. Dhe në këtë rast i bie që komuniteti serb të përfaqësohet me gjithsejtë 10 vende të garantuara në Parlamentin e Kosovës. Pra, partitë e komuniteteve jo-shumicë që garojnë në zgjedhje nuk kanë nevojë të kalojnë pragun zgjedhor që të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, përjashtimisht nga partitë e shumicës shqiptare”

Ne total kuvendi ka 120 deputetë, ku 20 prej tyre janë të garantuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!