Minoritarët, pas presionit të grekëve në PE Kuvendi “rilind” ligjin për censusin

schedule16:11 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:11 - 19 Tetor, 2020

Ky projektligj priste në sirtarët e Kuvendit që nga viti 2018 të miratohej.  Papritur Komisioni i Ligjeve ja shkundi pluhurin dhe e vendosi në tavolinën e punës pikërisht një ditë përpara se në Tiranë, të vijë për vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm Grek.

Është pikërisht ligji për censin, i cili përgatit rregullat se si e gjithë popullsia do t’i nënshtrohet një pyetësori të gjerë mbi ekonominë, çështjet sociale, arsimin, gjuhën, por edhe do të vetë deklarojë përkatësinë fetare dhe atë etnike.

Pikërisht kjo e fundi është çështja më e nxehtë. Pasi mazhoranca po e çon përpara këtë ligj, i nxitur nga një rekomandim i Komisionit Evropian që kërkon mbajtjen e censusit, që është futur me kërkesë të Greqisë, që kërkon të dokumentojë se sa minoritarë grekë jetojnë në Shqipëri.

Është mjaft i rëndësishëm dhe delikat për trajtimin e çështjeve të caktuara për të cilën Shqipëria është në avangardë dhe duhet të krenohemi me garantimin e të drejtave të minoritarëve”, është shprehur Hyseni.

Megjithëkëtë, mazhoranca apo qeveria nuk ka një kohë të parashikuar se kur të të bëhet ky pyetësor në popullatë, proces që do të udhëhiqet nga INSTAT.

Nuk kemi një kohë dhe përcaktim se kur zhvillohen censuset”, ka thënë ai.

Jo zyrtarisht, opozita jashtë parlamentare tha se ka rezerva pikërisht për kohën se kur duhet të zhvillohet ky  pyetësor, teksa kundërshton zhvillimin e tij gjatë një periudhe zgjedhore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!