Minneapolis po përgatitet për protesta, ndërsa pritet vendimi për Derek Chauvin

schedule08:44 - 20 Prill, 2021

schedule 08:44 - 20 Prill, 2021

Juria e gjyqit të Derek Chauvin, ish-policin e Minneapolis i akuzuar për vrasjen e Georhge Floyd vitin e kaluar, pritet të marrë vendim.

Prokuroria u tha anëtarëve të jurisë se Chauvin kishte vrarë Floyd, por mbrojtja tha se klienti i tyre kishte ndjekur në mënyrë të saktë trajnimin e policisë.

Gjykata po mbrohet nga tela me gjemba, pengesa të larta dhe ushtarë të armatosur nga Garda Kombëtare, ndërsa banorët e shumë qyteteve po përgatiten për protesta pavarësisht vendimit.

Të hënën, prokuroria dhe mbrojtja bënë deklaratat e tyre përfundimtare në një gjyq që zgjati tre javë./e.b-abcnews.al