Minjtë po trajnohen për të shpëtuar të mbijetuarit nga tërmetet

schedule11:59 - 24 Tetor, 2022

schedule 11:59 - 24 Tetor, 2022

Minjtë janë duke u trajnuar në një projekt, për të qenë shpëtimtarët e të mbijetuarve nga tërmetet, sipas CNN.

Projekti, i konceptuar nga një organizatë jofitimprurëse belge APOPO, po përgatit brejtësit duke i vendosur çanta shpine të vogla dhe të teknologjisë së lartë për të ndihmuar reaguesit e parë të kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave në zonat e fatkeqësive.

“Minjtë janë zakonisht mjaft kureshtarë dhe pëlqejnë të eksplorojnë – dhe ky është çelësi për kërkimin dhe shpëtimin”, thotë Donna Kean, një shkencëtare.

“Përveç frymës së tyre aventureske, madhësia e tyre  dhe nuhatja i bëjnë minjtë të përsosur për të gjetur gjërat në hapësira të ngushta”, sipas Kean.

Minjtë aktualisht po trajnohen për të gjetur të mbijetuar në një zonë të simuluar fatkeqësie. Ata duhet së pari të lokalizojnë personin e synuar në një dhomë të zbrazët, të tërheqin një çelës në jelekun e tyre që shkakton një tingull dhe më pas të kthehen në bazë.

Ndërsa brejtësit janë ende në fazat e hershme të trajnimit, APOPO po bashkëpunon me Universitetin e Teknologjisë të Eindhoven për të zhvilluar një çantë shpine, e cila është e pajisur me një videokamerë, mikrofon me dy drejtime dhe GPS për të ndihmuar reaguesit e parë të komunikojnë me të mbijetuarit.

APOPO ka trajnuar qen dhe minjtë në bazën e saj në Tanzani për zbulimin e minave tokësore dhe tuberkulozit për më shumë se një dekadë.

Verdiesen udhëtoi në Tanzani për të testuar pajisjet dhe thotë se fillimisht minjtë “nuk dinin vërtet se si t’i trajtonin ato”, por u përshtatën shpejt.

“Dhe në fund, ata thjesht po vraponin me çantën e shpinës, pa asnjë problem,” shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!