Ministrja Xhaçka përshëndet vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

schedule17:22 - 9 Mars, 2023

schedule 17:22 - 9 Mars, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka deklaruar se shpreson që vonesa e gjatë dhe e pajustifikuar të shpërblehet.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE?? që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, shkroi Xhaçka në Twitter.

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!