Ministrja spanjolle zbret në terren, i bashkohet demonstratave pro-Palestinës

schedule20:33 - 29 Tetor, 2023

schedule 20:33 - 29 Tetor, 2023

Rreth 35,000 njerëz, duke përfshirë një ministër, demonstruan sot në Madrid, duke kërkuar një armëpushim në Rripin e Gazës.

Duke brohoritur “Liri në Palestinë” dhe duke mbajtur flamuj palestinezë, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit spanjoll. Sot ishte një nga mitingjet më të mëdha pro-palestineze në Spanjë që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

“E gjithë bota po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza ”, tha ministrja e Punës Yolanda Diath, kreu i koalicionit radikal të majtë Sumar.

“Jam shumë e shqetësuar për familjen time, për dy ditë nuk kam folur me ta, nuk kam asnjë mesazh prej tyre,” tha për AFP Nisrin Mashal, një mësuese 45-vjeçare, duke shpjeguar se ajo ka të afërm në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Në Valencia, në Spanjën lindore, u organizua një tjetër demonstratë e madhe pro-palestineze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!