Ministrja Koçiu prezanton buxhetin e shëndetësisë: Rritje pagash për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët

schedule18:23 - 30 Nëntor, 2023

schedule 18:23 - 30 Nëntor, 2023

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka prezantuar në “Special Report” në ABC News buxhetin e shëndetësisë.

“Buxheti i vitit 2024 do të jetë buxheti më i madh për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Është një buxhet që ka vlerën e 98.7 miliardë lekësh dhe nëse do t’i ndaja në dy sektorët më të mëdhenj, në shëndetësi dhe mbrojtje sociale, kemi rreth 67 miliardë lekë akorduar për sektorin e shëndetësisë dhe rreth 30 miliardë lekë akorduar për sektorin e mbrojtjes sociale. Do të thoja që është buxheti më i madh, për faktin se është buxheti për fatin e të gjithë shqiptarëve. Në kuptimin që prek çdo familje shqiptare, si kundër nga ana e shëndetësisë, por dhe ajo e mbrojtjes sociale, sa i përket grupeve vurnerabël dhe grupeve në nevojë”.

Ajo është ndalur te paketa sociale “Shqipëria Solidare”, duke zbuluar se ku do të orientohet më shumë. Koçiu ka thënë se do të ketë një rritje pagash për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Sakaq, rritje do të ketë dhe pjesa e mbrojtjes sociale, gratë dhe nënat kryefamiljare, nënat me shumë fëmijë, familjet e varfra dhe sidomos fëmijët e familjeve të varfra, personat me aftësi të kufizuar.

 “Kryesisht ka në fokus mbulimin me nevoja shëndetësore sa më pranë qytetarëve. Ndërkohë, nga ana tjetër pa lënë menjëanë dhe rolin kryesor që kanë mjekët dhe infermierët në sistemin tonë shëndetësor. Ne do të kemi dhe një rritje të konsiderueshme të pagave sa i përket sektorit të shëndetësisë dhe pikërisht grupit të infermierëve dhe mjekëve të përgjithshëm. Patëm një rritje të konsiderueshme për të gjithë mjekët specialistë të fushave, ndërkohë vijojmë në 2024 sërish me rritjen e buxhetin dhe rritjen e pagave në këto dy kategori që janë shumë të rëndësishme.

Ndërkohë, rritje do të ketë dhe pjesa e mbrojtjes sociale, gratë dhe nënat kryefamiljare, nënat me shumë fëmijë, familjet e varfra dhe sidomos fëmijët e familjeve të varfra, personat me aftësi të kufizuar. Janë të gjitha grupet që do të mbulohen gjatë vitit 2024 me paketa jo vetëm në pagesa dhe në shërbimet sociale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!