Ministrja gjermane: Qeveria dhe opozita të çojnë para reformat, tregu rajonal të përfshijë 6 vendet

schedule10:43 - 18 Janar, 2022

schedule 10:43 - 18 Janar, 2022

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann në një konferencë të përbashkët me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj kërkoi që qeveria dhe opozita të çojnë reformat duke theksuar se hapat pas do e dëmtonin këtë proces.

Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë hapa para edhe në luftën kundër krimit të organizuar duke vënë theksin te arrestimi i zyrtarëve të lartë dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar. Lührmann u shpreh se Ballkani është i rëndësishëm për Europën duke nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e funksionimin e procesit të Berlinit për krijimin e një tregu rajonal që duhet të ketë pjesë të saj të 6 vendet.

“Këtë vit kur Shqipëria për herë të parë ulet në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara gëzohemi që mund të mbështetemi te Shqipëria. Shqipëria ka bërë hapa. Janë ngritur struktura kundër krimit të organizuar. Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë duke u vënë para drejtësisë. Këtu janë të nevojshme si qeveria edhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave. Ballkani është i rëndësishëm për Europën.  Ndaj në 2014 qeveria federale krijoi procesin e Berlinit. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Lispet të bëhet progres në planveprimin për krijimin e një tregu rajonal. Kjo është me rëndësi për të gjithë rajonin. Një shembull i mirë për atë që mund të arrihet. Këtu bën pjesë edhe heqja e tarifave roaming në rajon. Si ministre shteti jam përgjegjëse jo vetëm për Europën por edhe për mbrojtjen e kimës. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të bindem edhe vetë për kapacitetet e vendit tuaj. Duhet ta mbrojmë natyrën që t’ia lëmë brezave të ardhshëm. Republika e Maqedonisë do jetë partner i ngushtë i Shqipërisë”, tha ajo. m.v/abcnews.al