Ministrja finlandeze: Do të marrim vendimet tona për anëtarësimin në NATO

schedule17:31 - 27 Prill, 2022

schedule 17:31 - 27 Prill, 2022

Finlanda është vend fqinj me Rusinë dhe ka ndjekur prej kohësh një politikë të neutralitetit ushtarak, ndërsa nuk është anëtare e NATO-s. Por tani vendi po rivlerëson pozicionin, teksa dy muaj më parë Rusia pushtoi Ukrainën. Pra, a do të aplikojë Finlanda për anëtarësim në NATO?

Ky është një debat i vazhdueshëm, thotë ministrja finlandeze për Evropën, Tytti Tuppurainen. Ajo u shpreh për BBC se pushtimi rus i Ukrainës “ndryshoi gjithçka”.

Finlanda ka qenë partner i ngushtë me NATO-n për një kohë të gjatë dhe ka pasur opsionin për t’u bashkuar me aleancën  dhe “ne po debatojmë për momentin”, thotë Tuppurainen.

E pyetur nëse bashkimi me NATO-n mund të rrisë tensionet me Rusinë, Tuppurainen thotë se ky është mesazhi që ata kanë dëgjuar shpesh nga Moska, por “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos kufizojmë hapësirën tonë të manovrës…do të marrim vendimet tona”.

Kur pyetur nëse ka trupa që mblidhen në kufirin e gjatë ruso-finlandez, Tuppurainen thotë se nuk sheh ndonjë kërcënim të menjëhershëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!