Ministrja e Punëve të Jashtme dha dorëheqjen, Haradinaj: Veprim i nxituar

schedule12:47 - 9 Mars, 2021

schedule 12:47 - 9 Mars, 2021

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka konsideruar si veprim “të ngutshëm, dorëheqjen e Meliza Haradinaj-Stublla nga posti krye-diplomates si dhe nga AAK.

Në një reagim për mediat, Daut Haradianj tha se për Melizën ka respekt për shkak se “është grua e fortë dhe e ndershme”.

“Unë personalisht e çmoj dhe e konsideroj të ngutshëm këtë veprim, por prapë se prapë unë e kam mike atë dhe familjen e saj.”

Meliza Haradinaj-Stublla, dha të martën dorëheqjen nga posti i ministres së Jashtme, si dhe nga AAK, parti në të cilën qëndroi se 15 vite. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!