Ministrja e Jashtme finlandeze vizitë zyrtare në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi

schedule13:08 - 3 Shtator, 2024

schedule 13:08 - 3 Shtator, 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen në datat 4-5 shtator, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbinë.

Synimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Europën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë europiane.

BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, thekson ministrja Valtonen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!