Ndërkombetarët vijojnë të përsërisin kërkesën e tyre drejtuar palëve politike në Shqipëri me qëllim çuarjen përpara të reformës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Këtë herë thirrja vjen nga ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila u prit në një takim në Tiranë nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Suedia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtaresimit në Bashkimin Europian, por fillimisht pret të shoh përmbushjen e kushteve.
Homologu i saj në detyrë mendon se kushtet janë përmbushur. Cakaj tashmë pret reflektim.
Kritik ndaj Bashkimit Evropian u shpreh ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe sa i përket qasjes ndaj Kosovës.
Vizita e ministres së Puneve të Jashtme të Suedisë në Tiranë vjen dhe në kuadër të 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./abcnews.al