Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrja e Çështjeve Europiane Marie Bjerre: Duhet të ecim para me zgjerimin, Shqipëria ka reforma konkrete

schedule09:42 - 16 Shtator, 2025

schedule 09:42 - 16 Shtator, 2025

BRUKSEL– Ministrja e Çështjeve Europiane, e Mbretërisë së  Danimarkës, Marie Bjerre u shpreh se procesi i zgjerimit të unionit duhet të jetë në fokus të Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se vendet kandidate duhet të vijojnë me reformat e kërkuara.

Ajo theksoi  se Shqipëria ka arritur progres të dukshëm në reforma dhe meritat e saj duhet të shpërblehen nga Bashkimi Evropian.

“Duhet të ecim para me zgjerimin. Konferenca e sotme, dëshmoi se zgjerimi po ecën përpara dhe tregoi se reformat vërtet sjellin rezultate konkrete. Shqipëria ka bërë reforma në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit dhe harmonizimin me politikat e BE.

Ju po jepni rezultate dhe këtu duhet t’u njihen.  Danimarka,  do ta çojë përpara zgjerimin. Vendet kandidate të vijojnë me reformat dhe përmbushjen e  kritereve të Kopenhagenit. Shqipëri, ju po bëni këtë, vazhdoni me punën tuaj.”, tha ajo.

Shqipëria hapi sot 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave me BE.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!