Ekspertët në Greqi thonë se pas dy javësh nga hapja e shkollave ka më pak raste se në muajin gusht kur shkollat ishin të mbyllura.
Ministrja e Arsimit Niki Kerameos duke folur për SKAI deklaroi se situata po monitorohet nga afër me ndihmën e specialistëve.
Sipas Kerameos më 15 gusht kishte 5, 371 raste në javë në grupmoshën 4-18 vjeç ndërsa sot janë 3,727 raste në javë.
Ajo tha se kjo lidhet me faktin se në muajin gusht nuk kishte protokolle dhe fëmijët nuk ishin në masa të rrepta ashtu siç po ndodh tani që janë kthyer në shkollë. m.v/abcnews.al


