Ministrja Denaj: Rritja ekonomike këtë vit shumë e reduktuar, turizmi sektori më i dëmtuar

schedule21:57 - 17 Prill, 2020

schedule 21:57 - 17 Prill, 2020

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj këtë të premte në një intervisë për “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ka dhënë detaje në lidhje me paketën e dytë të hartuar në kuadër të ndihmës për kalimin e situatës së pandemisë që ka përfshirë vendin tonë.

Denaj në fjalën e saj ka theksuar se për përballimin e paketës së pandemisë kanë rritur borxhin publik që ajo shpreson që në të ardhmen një situatë e tillë të mos zgjasë.

Ndër të tjera ministrja është shprehur se pandemia e koronavirusit që ka prekur të gjithë botën patjetër që do të sjellë pasoja dhe në ekonominë shqiptare ku sektori më i prekur do të jetë ai i turizmit dhe bujqësisë.

Pjesë nga biseda:

Ne shqiptarët si shumë të tjerë kemi zgjedhur karantinimin, pas një muaji ju jeni të sigurtë se kjo është zgjehdja e duhur?

Distancimi social është një zgjedhje e mirë dhe nuk mund të themi se si do të kishte qenë ndryshe në Shqipëri por shofrat flasin vetë. Unë besoj se në Shqipëri karantinimi ose kufizimi ka ndihmuar në uljen e infeksionit.

Ka një ide që nuk ëhstë shqiptare, por e kam dëgjuar nga Trump, në Britani dhe në disa vende të tjera të cilët se kjo ëhstë një lloj kure e rrezikshme

Të flasësh për një fushë që nuk e zotëron nga ana shkencore është pak e vështirë, por ne e kemi këtë mundësi në emisionin tuaj, dhe unë mendoj se ne bëjmë më të mirën tonë dhe duke qenë se ne vijmë nga Mesdheu e kemi të vështirë ta mendojmë veten pa familjen dhe pa shoqërinë, këto vende e kanë premisën për infektisonin më të lartë për çfarëdolloj informacioni. Për ne përgjegjësia ëhstë me ë madhe për të vendosur një distancim social në momentin që nuk na vjen natyrshëm. Unë kam punuar me disa kompani gjermane që nuk janë aq sociale. Unë kam shuë miq në Gjermani që ato nuk e vendosin në dysh një urdhër ato thonë kjo duhet dhe kaq, ne e kemi pak më të vështirë dhe nuk flas vetëm për shqiptarët por për të gjithë Europën e Jugut.

Unë kur kam përball ekspertë ekonomie janë ndër më të vështirat që unë bëj si gazetar. Ju keni miratuar dy paketa, duke qene se ato jane lekë, ju ku i gjeni këto lekë ndërkohë që ekonomia ëhstë e suspenduar?

Këto lekë ne i gjejmë nga bvorxhi, ne e kemi rritur nivelin e borxhit dhe sigurisht projeksioni ndodh për të gjithë vitin kur vendosim që të bëjmë pasqyrat financiare të ekonomisë ajo bëhet në nivel të të gjithë vitit. Më herët ne pamë buxhetin dhe pamë që niveli i borxhit ishte sa gjysma e këtij që ne aprovuam në mars dhe dje u ratifikua nga parlamenti, por nëse situata përshkallëzohet sigurisht që ne do e rrisim borxhin më shumë. Ulja e të ardhurave është pika e nisjes si për një familjarët, të ardhurat e shtetit janë nga tatime doganat, që janë më të reduktuara pasi është ulur aktiviteti ekonomik.

Sa është borxhi sot zonja ministre?

Ne kemi aprovuar deri në fund të vitit një nivel borxhi deri në -3.9 % të difiçitit që shkon deri në 68 % të borxhit mbi nivelin e GDP.

68% e GDP, sa e mori qeveria qeveria e majtë borxhin publik kur erdhi në pushtet?

Diskutimi ka qenë gjithmonë në 70 dhe 72% dhe diferenca mes një qeveri dhe një tjetre nuk diskutohet sot sepse janë elementë të rëndësishëm kur flitet për elementë të dy epokave. Ëhstë regjimi fiskal i cili sigurisht ka nevojë për të shkuar në shumë detaje. Në këto vite të qeverisjes Rama ka pasur një qasje proaktive te sektore të caktuar ekonomik që kanë një potencial zhvillimi në vendin tonë dhe me mundësi  punësimi në vendin ton ësiç ëhstë turizmi dhe bujqesia. Të gjitha këto kanë pasur të gjithë efekte.  Në fund të vitit të kaluar para tërmetit ne kishim një parashikim për uljen e difiçitit buxhetor, por me situatën e tërmetit e rritëm nga -1.6 në -2 dhe tashmë e kemi kaluar në -3.6

Unë e di se rritja dhe matja e ekonomisë matet me shifra, por ka një perceprim se ekonomia shqiptare nuk ka pasur lulzim, por duket se tërmeti dhe koronavirusi ka ardhur si një alibi?

Unë nuk kam thënë se vitin e kaluar kemi qenë mirë, ne 2018 e mbyllëm me një rritje ekonomike. Rritja ekonomika është e rëndësishme nga vjen që është produkti i brendshëm më i rëndësishëm por sigurisht dhe investiet e huaja.

Të gjithë donacionet dhe ndihmat që u dhënë për termetin në këtë situatë pandemie mudn të ndërpriten?

Ai është një kompromis që janë dhënë, dhe për marrjen e tyre duhet të fillojë procesi për përthithjen e tyre. Në dijeninë time dhe të ministristrit të Shtetit nuk kemi sinjale që do të tërhiqen. Përthithja e fondeve është planifikaur që të vinte me disa etapa.

Nëse ndërpritet koronavirusi sot, dëmi që ka pësuar ekonomia shqiptare është lehtësisht i rekuperueshëm?

Unë do të thoja se nuk është aq kollaj, nëse projeksioni i këtij viti në mars kur bëmë dhe rishikimin e buxhetit, ku nga 4 % rritja ekonomike në 2 % edhe kjo nuk është reale, pasi çdo muaj që kalon të ardhurat e buxhetit do të ulen më shumë se parashikime tona dhe disa sektorë të ekonomisë në mënyrë absolute ai i turizmit në veçanti dhe shumë të tjerë, pasi në bazë të zinxhirit me Italinë do të bëjë që të jemi të afektuar jo vetëm nga hapja jonë por edhe e të tjerëve dhe mendoj se rritja ekonomike do të jetë shumë e reduktuar dhe ne na duhet që të mendojmë se do do e rrisim defiçitin buxhetor përtej kësaj, ne do ta ndihmojmë jo vetm pakëten e parë dhe të dytë, por edhe ndryshimet e tjera që do i ndodhë buxhetit. Turizmi këtë vit nuk mund të jetë si një vit më parë, ai këtë vit është goditur, pasi shumica e prenotimeve që vijnë nga jashtë që ka qenë në rritje që kanë qenë 6 milionë të huaj që vinin nuk e kompeson dot me numrin e shqiptarëve që bëjnë pushime brenda vete. Fondi i turizmit këtë vit si në tregun e brendshëm dhe nga ato që vijnë nga jasht në një situatë psikologjike dhe ekonomike që po kalohet në të gjithë botën nuk do të dynden në plazhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!