Ministrja e Jashtme belge, 45-vjeçarja Sophie Wilmès, është shtruar në spital dhe ndodhet në terapi intensive, vetëm pak ditë pasi rezultoi pozitive me Covid 19.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat belge që citojnë zëdhënësen e Wilmes, e cila megjithatë ka sqaruar se gjendja e saj është e qëndrueshme.
Me 10.539 viktima të regjistruara, Belgjika është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë.
Ndërkohë niveli i rasteve pozitive tek të gjithë personat e testuar ka arritur në 16,3% në nivel kombëtar, ndërkohë që Brukseli mban rekordin me 24,5%./abcnews.al


