Ministritë greke apel qytetarëve për vetëpërmbajtje

schedule12:01 - 8 Nëntor, 2018

schedule 12:01 - 8 Nëntor, 2018

Ministria greke e mbrojtjes dhe ajo për mbrojtjen civile, i kanë bërë apel shtetasve grekë që kanë vendosur të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek Kaçifas në Bularat, që të vetëprmbahen në respekt të familjes së të ndjerit. Agjencitë greke të lajmeve konfirmojnë lajmin, duke shtuar se ceremonia e varrimit zhvillohet në Bularat në jug të Shqipërisë, ndërkohë që të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga Bashkia e Dropullit.
Policia greke ka përforcuar masat e sigurisë pranë kufirit me Shqipërinë, për automjetet dhe autobusët që vijnë në vendin tonë. Të njëjtat masa janë marrë dhe nga policia shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!