Prej 5 ditësh Durrësi nuk është furnizuar me tamponë të shpejtë. Burimet nga epidemiologji thonë se deri më sot janë furnizuar vetëm 3 herë.
Qytetarët po kthehen mbrapsht dhe nuk po mësojnë dot nëse janë të infektuar apo jo nga virusi. Edhe pse e dinë që duhet të mbajnë distancë nuk e mbajnë atë.
“Njerëzit nuk janë shumë të edukuar me distancën”.
Ndërsa disa qytetarë edhe pse është ndaluar të bëhet në institucionet publike kërkojnë ritestim pasi kanë kaluar 14 ditët e infektimit.
Punëdhënësi nuk i pranon pa të më në punë. “Puna më kërkon test të dytë që jam negative po këta s’e bëjnë. Puna më thotë dua analizën e tamponit negative, nuk më pranon.
Lexo edhe: Durrësi prej 5 ditësh mungesë testesh të shpejta
Në Vlorë vetë punonjësit e epidemiologjisë e pranojnë se këtë të mërkurë nuk kanë bërë teste të shpejta. “Tamponë me PCR kemi bërë 45 sot, kurse të shpejta s’kemi bërë”.
Ndryshe është situata në qytete të tjera të vendit. Në Korçë ka tamponë të shpejtë. “TamponË kemi dhe teste të shpejta edhe pse kemi raste të shtuara, kemi gjendje”.
Gjirokastra është një nga qarqet me numrin më të lartë të të prekurve me covid mbi 700 aktivë aktualisht. Dhe epidemiologu Arenc Brahimi teksa pohon që kanë teste të shpejta dhe tamponë shton se është ulur shumë mosha e të infektuarve. “Kemi një rritje të grup moshave të reja”.
Ka dhe një apel për politikanët që shkelin të parë masat anticovid. “Të gjitha partitë të mbajnë masat, të respektojnë distancën, të mbajnë maskat”./ db/ Abcnews.al