Ministria e Shëndetësisë së Gazës: Sulmet izraelite kanë vrarë 82 persona në 24 orët e fundit

schedule09:54 - 14 Maj, 2024

schedule 09:54 - 14 Maj, 2024

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha këtë të martë se 82 persona u vranë në periudhën më të fundit të raportimit 24-orësh si rezultat i operacioneve izraelite. Sakaq mësohet se 234 persona mbetën të plagosur.

Ministria tha se viktimat më të fundit sollën totalin që nga 7 tetori në 35,173 të vrarë dhe 79,061 të plagosur.

Forcat izraelite kanë goditur vazhdimisht kampin Nuseirat, që ndodhet në veri të Deir el-Balah, muajt e fundit .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!