Ministria e Shëndetësisë nuk përjashton shtimin e masave anti-Covid në Kosovë

schedule22:44 - 17 Janar, 2022

schedule 22:44 - 17 Janar, 2022

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, po paralajmërohen ashpërsimi i masave ndaj pandemisë në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se janë duke monitoruar situatën për të vepruar më tej.

Nga opozita po shihen si masa të kota të rejat ndërsa nuk po zbatohen të vjetrat, e nga Oda Ekonomike e Kosovës nuk presin që të vendosen masa të pa argumentuara mirë, shkruan Express.

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës po kritikon marrjen e masave të reja pa u pyetur ata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!