Ministria e Shëndetësisë jep udhëzimet: Si të krijoni maska mbrojtëse në shtëpi pa asnjë kosto

schedule18:22 - 15 Korrik, 2020

schedule 18:22 - 15 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa udhëzime për krijimin e një maske në kushte shtëpie.

Përmes disa fotove në faqen e saj ajo tregon katër hapat që duhet të ndiqni për të krijuar maskën pa asnjë kosto.

“Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur me qëllim mbrojtjne nga infektimi me COVID19.

Ruani Shëndetin”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto!

Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi:

-Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë.

-Sërish paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme.

-Vendosen rripat e lastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra tjetra.

-Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë.

Më parë ministrja Manastriliu deklaroi qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Pas vendimit të sotëm, mbajtja e maskave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura, në administratën publike dhe jo publike, në transportin publik, në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.