Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: 6 sendet personale që duhet të keni me vete kundër Covid-19

schedule08:36 - 9 Nëntor, 2020

schedule 08:36 - 9 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë bën apel për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në njoftimin e shpërndarë në faqen e saj zyrtare MSH rekomandon 3 hapat që duhen ndjekur për të këputur zinxhirin e infektimit, përfshirë kë ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon MSH.

Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19: Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!