Ministria e Mbrojtjes reagon për 3 efektivët e KFOR me Covid-19: Ku u infektuan

schedule13:46 - 29 Prill, 2020

schedule 13:46 - 29 Prill, 2020

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për  3 efektivët e KFOR, të cilët janë konfirmuar me koronavirus. Sipas ministrisë, 3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR në Kosovë dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më herët se tre efektivët janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

LEXO EDHE: Shtrohen tek Infektivi me koronavirus tre ushtarë shqiptarë të KFOR-it që shërbejnë në Kosovë

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se, 3 efektivë të Forcave të Armatosura, pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.

3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet.

Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën  masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre.

Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të  FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë.

/abcnews.al