Ministria e Mbrojtjes publikon numrin: Kush ka nevojë për ndihmë të telefonojë

schedule13:34 - 30 Nëntor, 2019

schedule 13:34 - 30 Nëntor, 2019

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas viktima, por edhe shumë banesa të dëmtuara të cilat rrezikojnë jetët e qytetarëve.

Paniku ka përfshirë qytetarët e zonave të dëmtuara më shumë nga lëkundjet dhe ata bëjnë thirrje që instancat shtetërore të veprojnë sa më shpejtë pasi nuk po jetojnë në kushte optimal.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile bën me dije se, në funksion të informimit të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje, është në dispozicion të tyre numri i posaçëm në Qendra Kombëtare Operacionale +355694110198.

Ministria e Mbrojtjes bën apel të kontaktojnë në këtë numër për të mësuar vendndodhjen e pikës më të afërt për shpërndarjen e ndihmave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!