Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për një ristrukturim të ushtrisë, i cili përfshin edhe një komandë të re qendrore dhe një degë të dedikuar për hapësirën kibernetike.
Ministri tha se Bundeswehr-it do t’i duhen 6.5 miliardë euro shtesë për buxhetin e vitit 2025.
Hapësira Kibernetike dhe e Informacionit (CIR) merret me luftën elektronike dhe operacionet kibernetike, zbulimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës elektronike.
Ristrukturimi do ta çojë përpara riorganizimin e Bundeswehr-it, i cili ka nisur në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të na sulmojë ne si pjesë e territorit të NATO-s. Ne duhet ta justifikojmë këtë besim dhe të vërtetë,” tha Pistorius.