Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Rusia përfundoi rigrupimin e ushtrisë, gati për të nisur sulme të reja në lindje

schedule18:06 - 18 Prill, 2022

schedule 18:06 - 18 Prill, 2022

Forcat ruse kanë përfunduar rigrupimin e trupave për të nisur offensive të re në Ukrainën lindore, tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

“Forcimi i grupit sulmues po ndodh për shkak të transferimit të njësive të tjera ruse. Luftimet më intensive po zhvillohen në rajonet Slobozhansky dhe Donetsk,” tha koloneli Oleksandr Motuzyanyk gjatë një konference për shtyp, shkruan CNN.

“Rusia po përgatitet për një ofensivë në Ukrainën lindore për të vendosur kontroll të plotë mbi territorin e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk dhe për të siguruar stabilitetin” e korridorit tokësor me Krimenë”, tha Motuzyanyk.

Ai shtoi se forcat ukrainase morën disa vendbanime nga forcat ruse rreth qytetit të Izium në rajonin e Kharkiv. Zëdhënësi tha se qyteti i Izyum dhe zonat përreth janë vendet me përqendrimin më të madh të njësive ruse.

“Nga ai vend ata do të përpiqen të zhvillojnë një ofensivë në lindje,” vazhdoi ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!