Ukraina ka qenë në gjendje të mbajë qytetet kryesore pavarësisht sulmeve të përsëritura nga forcat ushtarake ruse, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Deklarata thoshte se forcat ruse po fitonin nga fronte të shumta në përpjekje për të rrethuar kryeqytetin e Kievit, por u përballën me “rezistencë të forte” nga Forcat e Armatosura të Ukrainës raporton “BBC”.
Forcat ruse kanë bërë gjithashtu një ulje amfibe në një zonë midis qyteteve Mariupol dhe Melitopol, të vendosura në Ukrainën jugore, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. / abcnews.al