Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra në të gjithë vendin, në monitorim zjarri në majën e Rrunës dhe Pukë

schedule11:12 - 13 Gusht, 2021

schedule 11:12 - 13 Gusht, 2021

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e zjarreve në vendin tonë. Ndërsa paraqet një bilanc të situatës aktuale sipas “Mbrojtjes” aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive, por që nuk janë rrezik për banesat dhe për jetët e qytetarëve.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë natës, në fshatin Patalej të Lezhës, gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri.

Po ashtu në fshatin Thirrë të bashkisë së Mirditës ka pasur riaktivizim të vatrave të zjarrit dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe. Ndërsa aktualisht vatra vijon të jetë më intensitet të ulët pasi po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse.

Gjithashtu në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe zonë e quajtur Laku  i Thive zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët.

Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren.Zjarr ka rënë edhe në një sipërfaqe pyjore në fshatin Mbreshtan të Kolonjës, por që fatmirësisht është larg zonave të banuara dhe nuk paraqet rrezik. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht dy vatrave aktive vijnë të jenë edhe sot në fshatin Radat të Dropullit.

Efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës si edhe punonjës të shërbimit pyjor po punojnë për neutralizimin e plotë të zjarreve në vend.

Ministria e Mbrojtjes-Aktualisht janë 6 vatra zjarri aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.

Ndërsa gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.

Efektivë të Forcave të Armatosura, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar, duke djegur  sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushqe.

Aktualisht vatra vazhdon me intensitet të ulët dhe strukturat janë në ndjekje të situatës. Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, zjarri vijon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët. Ditën e sotme ka filluar përsëri operacioni nga ajri dhe me forcat në terren. Situata është në monitorim.

Po ashtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë.

Zjarri është shumë larg nga zona e banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri, ndërsa situata është në ndjekje. Operacioni nga ajri ka vijuar sot edhe në vatrën e ndezur në një sipërfaqe pyjore me shkurre e pisha, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.

Dy vatra aktive zjarri vijojnë të jenë edhe sot, në një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe shkurre, por me intensitet të ulët në fshatin Radat, bashkia Dropull. Edhe aty ka filluar sërish operacioni për shuarjen e flakëve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!