Ministria e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë

schedule14:44 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 14:44 - 24 Dhjetor, 2021

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë në lidhje me rregullat e reja për udhëtuar drejt Kandasë. MEPJ bën me dije se prej datës 21 Dhjetor ata që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të ketë një test negativ PCR në kthim.

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë. Nga data 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada. Gjithashtu janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Esëatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

Të gjithë udhëtarët, para udhëtimit drejt Kanadasë duhet të shkarkojnë aplikacionin ArriveCan dhe të ngarkojnë në këtë aplikacion të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë statusin e vaksinimit dhe të testit PCR. Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.

Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes.

Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson.

Vaksina të pranuara nga qeveria kanadeze janë: AstraZeneca/COVISHIELD(ChAdOx1-S,Vaxzevria, AZD1222); Bharat Biotech(Covaxin, BBV152 A, B, C); Janssen/Johnson & Johnson; Moderna (mRNA-1273); Pfizer-BioNTech (Comirnaty, tozinameran, BNT162b2); Sinopharm BIBP (BBIBP-CorV); Sinovac(CoronaVac, PiCoVacc);

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!