Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në Austri

schedule15:35 - 20 Mars, 2020

schedule 15:35 - 20 Mars, 2020

Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpërndarë sot përmes mediave një tjetër njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri.

Ministria njofton se ata që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Austri:

MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Austri, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

Gjithashtu, autoritetet austriake kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Austri duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2020, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Austri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!