Ministria e Jashtme franceze: Dy fëmijë francezë janë vrarë në Gaza

schedule20:40 - 31 Tetor, 2023

schedule 20:40 - 31 Tetor, 2023

Dy fëmijë me nënshtetësi franceze janë vrarë në Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministria e Jashtme franceze, pa specifikuar rrethanat.

Në njoftim thuhet se janë plagosur nëna franceze dhe fëmija i saj i tretë. Konsullata franceze në Jerusalem deri më tani nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë nënën, tha ajo.

Qeveria franceze përsëriti thirrjen e saj që francezët dhe shtetasit e vendeve të tjera të lejohen të largohen nga enklava e rrethuar palestineze.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!