Ministria e Jashtme e Qipros: Anija e dytë me ndihma gati për t’u nisur për në Gaza

schedule15:25 - 18 Mars, 2024

schedule 15:25 - 18 Mars, 2024

Një tjetër ngarkesë është gati të niset nga Larnaka me destinacion Gazën, deklaroi ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kombos, pas mbërritjes në Këshillin e Ministrave në Bruksel, duke shtuar se do të informojë homologët e tij për ecurinë e korridorit humanitar detar.

Ministri i Jashtëm qipriot vuri në dukje se “dërgesa e parë prej 200 tonësh mbërriti në Gaza dhe u shpërnda në mënyrë të sigurt.”

“Një dërgesë e dytë, më e madhe është gati të niset. Prandaj, qëllimi është të vazhdojmë, në mënyrë sistematike dërgimin e ndihmave në Gaza”, shtoi ai, duke theksuar se për këtë qëllim “Izraeli hoqi bllokadën detare të Gazës ekskluzivisht për projekti Amalthea”.

Kombos shtoi se synimi është të vazhdojë “përmirësimi logjistik i të gjithë strukturës”.

Ai gjithashtu tha se Qipro do të mbajë një takim me pjesëmarrjen e mbi 40 vendeve për koordinimin operacional të hapave të ardhshëm në zbatimin e korridorit humanitar detar për Gazën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!