Ministria e Financave reagon për rikthimin e kazinove: Lejohen me ligj, po zbatojmë VKM-në

schedule14:17 - 11 Shtator, 2020

schedule 14:17 - 11 Shtator, 2020

Pas diskutimeve të shumta të lindura ditët e fundit për rifillimin e lojërave të fatit, të cilat u ndaluan që prej janarit të një viti më parë, ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas ministrise pas nxjerrjes se vendimeve nga ana e qeverise, institucioni do te vijoje te hartoje aktet nenligjore per zbatimin e ketyre vendimevve.

Ne reagimin e saj Ministria e Financave shkruan se vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë kriteret dhe procedurat ndersa shton se “Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”.

Qeveria ka miratuar ditën e djeshme rritjen e numrit të kazinove në vend.

Sipas vendimeve të miratuara nga qeveria në 2 shtator për lojërat e fatit, mundësohet rritja e numrit të kazinove në zona të caktuara.

Zonat ku mund të lejohet ky aktivitet janë “Rruga e Barrikadave”, rruga “Urani Pano”, rruga “Dedë Gjon Luli”, rruga “Ibrahim Rrugova”, Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Pra, në qendër të Tiranës.

Sipas vendimit kompanitë që duan të zhvillojnë këtë aktivitet kanë si detyrim që të kenë një kapital prej 1.2 mld lekësh dhe të jenë shoqëri aksionere.

Njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fushën e saj të përgjegjësisë shtetërore politikëbërjen, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë  në  fushën  e lojërave të fatit,  me anën e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ligji nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i  ndryshuar, ngarkon Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, për nxjerrjen e  akteve nënligjore, dhe konkretisht në nenin 36, pika 1,  ku kërkohet nxjerrja e procedurës për pajisjen me licencë dhe në  pikën 2 të nenit 34, kërkohet përcaktimi i zonave, ku do të ushtrohet aktiviteti.  

Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka  ndërmarrë  iniciativën për miratimin e:

VKM  nr.689, date  2.09.2020 datë “Për  përcaktimin  e  zonës  ku  do  të  lejohet  vendosja  e  lojës  së  fatit  e kategorisë “Kazino” në qytetin e Tiranës” dhe,

VKM  nr.690,  datë 02.09.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë  për  t’u  pajisur  me  licencë  për  kategorinë  “Kazino”,e  procedura  e  shpalljes  së fituesit, si dhe rastet e revokimit apo të pezullimit të kësaj licence”.

Vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë:

Zonat ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës me detajet përkatëse të kufizimit, sipas hartës që i bashkëlidhet vendimit;

Procedurat  e  zhvillimit  të  garës;

Kriteret  shtesë  për  aplikantët  që  konkurrojnë  për  t’u  pajisur  me licencë për kategorinë “Kazino”;

Procedura e shpalljes së fituesit;

Rastet e revokimit apo të  pezullimit  të  kësaj  licence;

Dhënien e licencës për “Kazino” me garë, për t’u shpallur  nga  Autoritetit i Mbikëqyrjes  së  Lojërave  të  Fatit,  i  autorizuar  për pajisjen e subjekteve me licence për kategorinë “Kazino”.

Procedurat  për  zhvillimin  e  garës, kushtet,  kriteret teknike dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë aplikantët, si dhe procedurat e licencimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”.

Aplikantët ndër të tjera, do të duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë, me kapitalin, kapacitetet dhe përvojë për ushtrimin e aktivitetit dhe marrjen e masave për të siguruar qendrueshmërinë operacionale për ushtrimin e aktivitetit.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!