Ministria e Drejtësisë: Në burgun e Shën Kollit është kthyer energjia, ku janë hasur probleme

schedule15:35 - 14 Shkurt, 2021

schedule 15:35 - 14 Shkurt, 2021

Pas denoncimit të bërë në ABC se në burgun e Shën Kollit mungon energjia elektrike prej ditës së djeshme, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se defekti është rregulluar dhe tashmë situata është normalizuar.

Në njoftim thuhet se probleme me ngrohjen ka në burgun e Kukësit ku dhomat kanë vetëm një sobë me dru ndërsa janë hapur probleme me ujin e pijshëm deri në orën 10:00 si pasojë e ngrirjes së depozitës.

Ndërkohë për shkak të reshjeve të dëborës janë bllokuar rrugët që shkojnë në burgun e Lezhës dhe atë të Krujës pasi në hyrje të rrugës ka rrëshqitur një trajler.

“Informacion lidhur me situatën në IEVP-të e vendit nga Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë.

  1. Situata në të gjitha IEVP-të është e qetë e pa probleme.
  2. Shërbimet e turneve të shërbimit janë të kompletuar e pa mungesa.
  3. Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur deri tani ka pasur vetëm IEVP Lezhë, gjë e cila ka sjellë dhe probleme me ngrohjen. Aktualisht u rregullua defekti dhe ka energji elektrike, situata është normalizuar në kohë rekord.
  4. Probleme me ngrohjen ka në IEVP Kukës pasi temperaturat janë shumë të ulta dhe dhomat e banimit për ngrohje kanë vetëm një sobë me dru, po kështu probleme me furnizimin me ujë ka pasur deri në orën 10:00 në IEVP Kukës pasi kishin ngrirë depozitat, aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, në institucionet e tjera nuk ka probleme.
  5. Furnizimi me ushqime është kryer normalisht në të gjithë IEVP-të.
  6. Probleme nga reshjet e dëborës momentalisht ka në IEVP Lezhë dhe IV Krujë. Si pasojë e dëborës ka bllokim të rrugës që shkon në IV Krujë dhe në IEVP Lezhë kalohet me vështirësi për në institucion, pasi në hyrje të rrugës ka rrëshqitur një trailer, shërbimet rrugore po punojnë për zhvendosjen e tij.
  7. Probleme të tjera nuk ka, vazhdojmë normalisht ndjekjen e shërbimeve”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!