Ministria e Brendshme në Kosovë nuk i jep lejeqëdrimi këshilltarit amerikan të Albin Kurtit

schedule20:44 - 24 Shtator, 2020

schedule 20:44 - 24 Shtator, 2020

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia ka pranuar kërkesën për lejeqëndrim në Kosovë shtetasit amerikan, Tienmu Ma i cili ka mbajtur detyrën e këshilltarin të Albin Kurtit.

Lajmi është konfirmuar për gazetën Express, shef i Kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj. “Komisioni ka pru vendim që nuk i ka plotësu kushtet për ta marrë lejeqëndrimin, në bazë të rregullave. Vendimi del nesër, ose këto ditë”, ka thënë Gecaj.

Tienmu Ma me nënshtetësi amerikane ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Albin Kurti. Nuk dihen arsyet pse nuk i është pranuar kërkesa për lejeqëndrim, ndërsa Gecaj thotë se komisioni ka vlerësuar se Ma nuk i ka plotësuar kërkesat e nevojshme./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!