Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ministria e Brendshme jeton në orë tjetër”/ Nga gjendja civile te kompanitë e sigurimit, Rama: Një sërë problematikash në dikaster

schedule13:28 - 19 Shtator, 2025

schedule 13:28 - 19 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si ministren e re të Punëve të Brendshme.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama ndau problematikat në dikaster, ku u ndal te gjendja civile apo edhe kompanitë e sigurimit.

“Gjendja civile akoma sot ka problematika me sistemin. Se ato çetat e bajrakratëve vazhdojnë të jenë në realitetin shqiptar, por quhen kompani private sigurie. Për të mos harruar, nivelin e performancës së llyrian Guard, e cila u krijua për t’iu dhënë punonjësve të policisë, një trnazicion të butë drejt pensionit, me një pagë të denjë dhe u kthye në jetimore çokash. Duke humbur misionin për të cilin u krijua. Policia Shkencore, një tjetër strukturë që falë disa specialistëve të mirë aty, i ka mbijetuar kohës, derisa filluan investimet serioze në spitale. Por një polici shkencore e painvestuar si duhet. Apo shërbimi elitë, Garda e Republikës, administrimi i pasurive të sekuestruara, më në fund ka filluar të bëjë sens. Këtu është merita e ministrit dhe e drejtores. Policia e Shtetit mbetej prapë pa infrastrukturën e duhur, ndërkohë që kriminelët merrnin pallatet. Po pastrohet trupi i Shqipërisë nga disa tumore të tmerrshme.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!