Ministria e Arsimit: “Kristal” me 86 diploma falso

schedule19:11 - 7 Mars, 2018

schedule 19:11 - 7 Mars, 2018

Një ditë pas arrestimit të ish-pronarit të Universitetit “Kristal”, Ahmet Muça, pasi jepte diploma falso kundrejt parave, Ministria e Arsimit thotë se refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara, që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimeve që ka bërë në vitin 2014, nga i cili u mbyllën 23 universitete, përfshi Univeristeti Kristal.
Një një njoftim për shtyp të kësaj ministrie, thuhet se prej 1 Shtatorit 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve. Regjistrat e studentëve të Kristal, janë sekuestruar nga Prokuroria dhe ato i disponon ministria e arsimit, thuhet në njoftim. Ministria thotë se ka verifikuar 86 raste diplomash të lëshuara nga ky universitet, pas interesimit të qytetarëve dhe ka rezultuar se të gjitha ishin të falsifikuara, nuk figuronin në regjistrat që disponon kjo ministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!