Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit dhe fillimit të Kreshmës për besimtarët katolikë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Vengu thekson simbolikën e Xhamia e Gjin Aleksit, duke e cilësuar atë si dëshmi se kjo tokë “ka ditur të ruajë besimin pa humbur bashkëjetesën”. Ai nënvizon se në të njëjtën ditë, besimtarët myslimanë nisin Ramazanin, ndërsa besimtarët katolikë hyjnë në Kreshmë, dy periudha shpirtërore që, sipas tij, takohen në të njëjtin mesazh: reflektim, përmbajtje, sakrificë dhe përkushtim ndaj së mirës.
Ministri uron që agjërimi të jetë i lehtë dhe i pranuar për të gjithë besimtarët, duke shprehur dëshirën për paqe, dritë dhe mirësi në çdo familje.
“Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës tregon që kjo tokë ka ditur të ruajë besimin pa humbur bashkëjetesën. Sot, në të njëjtën ditë, besimtarët myslimanë nisin Ramazanin dhe besimtarët katolikë hyjnë në Kreshmë – dy rrugë shpirtërore që takohen në të njëjtin mesazh: reflektim, përmbajtje, sakrificë dhe përkushtim ndaj së mirës. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët. Paqe, dritë dhe mirësi në çdo familje”, tha Vengu.


