Ministri ukrainas i mbrojtjes thirrje forcave ruse: Po ju mashtrojnë, dorëzohuni!

schedule15:44 - 7 Tetor, 2022

schedule 15:44 - 7 Tetor, 2022

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov publikoi një video në të cilën u kërkoj trupave ruse të vijës së parë të dorëzojnë armët, duke u premtuar siguri, shkruan CNN.

Në videon e postuar në YouTube të premten, Reznikov foli në rusisht dhe paralajmëroi se “mijëra djem rusë do të vdesin” pasi forcat e Moskës vazhdojnë të pësojnë humbje.

Ndërsa ushtarët ukrainas po përparojnë në rajonin jugor të Khersonit,  Kievi ka pohuar  se njësitë ruse kanë pësuar humbje dhe po përpiqen të evakuojnë të plagosurit e tyre përtej lumit Dnipro.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin  ka pretenduar se një nga arsyet pse Rusia pushtoi Ukrainën ishte ndalimi i një gjenocidi që po kryhej kundër rusishtfolësve.

“Ju e dini që nuk po çlironi askënd në Ukrainë”, tha Reznikov, duke pretenduar se forcat e armatosura ruse u “mashtruan dhe u tradhtuan”, kur u dërguan në Ukrainë më 24 shkurt.

Shumë prej jush e kanë kuptuar tashmë se nuk jeni dërguar të vdisni për një kauzë të drejtë. Ndoshta kjo është arsyeja pse presidenti juaj fshihet në një bunker dhe nuk ndodhet pranë jush. Ai ka frikë nga përbuzja dhe zemërimi juaj.

Reznikov e krahasoi Putinin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky – i cili është fotografuar me trupat e vendit të tij  në vijën e frontit.

“Presidenti ynë është me ushtrinë e tij. Ku është presidenti juaj?” i pyeti ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!