Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka thënë se nuk besonte se presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore.
Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia ka të drejtë të mbrohet duke përdorur çdo armë në arsenalin e saj, i cili përfshin rezervat më të mëdha bërthamore në botë.
“Mendimi im personal është se Putini nuk do të përdorë armë bërthamore”, tha Reznikov në një konferencë shtypi kur u pyet për këtë çështje.
Humbjet e Rusisë në luftën në Ukrainë kanë rritur shqetësimet perëndimore se Putini mund të përdorë një armë taktike bërthamore, për t’u hakmarrë për mungesën e fitoreve. /abcnews.al