Ministri ukrainas i Mbrojtjes jep zyrtarisht dorëheqjen, falënderon Zelenskyn për mbështetjen

schedule14:18 - 5 Shtator, 2023

schedule 14:18 - 5 Shtator, 2023

Oleksii Reznikov është shkarkuar zyrtarisht nga posti i ministrit të mbrojtjes pas një votimi në Parlamentin e Ukrainës, Verkhovna Rada, të martën.

Në një fjalim përmbyllës përpara një votimi për shkarkimin e tij, Reznikov pranoi se ishin bërë disa gabime, por u përqëndrua në sukseset e zyrës së tij ndërsa trajtonte pushtimin në shkallë të gjerë të Rusisë.

“Ndërsa jemi një agjenci civile, ne kemi fituar aftësi gjatë luftës të paprecedentë për Europën për 80 vjet,” u tha ai ligjvënësve.

“Që nga sot Ukraina mori fizikisht ose në formën e angazhimeve një shumë të mbështetjes ushtarake të vlerësuar deri në 100 miliardë dollarë.”

“Kemi mbijetuar si shtet dhe komb. Dhe ne filluam të zbatojmë planin e fitores sonë”, shtoi ai.

Ai pranoi se “kishte disa gabime” dhe më pas falënderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mbështetjen e tij .

“I jam mirënjohës presidentit të Ukrainës për besimin, mbështetjen dhe mundësinë për t’i shërbyer vendit tim në kohët më të errëta. Falenderoj qeverinë dhe kolegët e parlamentit ukrainas për punën ekipore. I jam mirënjohës secilit dhe të gjithëve që mbrojnë Ukrainën në fushën e betejës sot.”

Shkarkimi i tij u miratua me 327 vota pro, katër kundër dhe 11 abstenime. Nga 365 ligjvënës, 23 nuk votuan.

Pavarësisht shkarkimit, Reznikov u përshëndet me duartrokitje dhe disa ligjvënës mund të shiheshin në këmbë teksa duartrokisnin.

/abcnews.al