Sipas një deklaratë të ministrit ukrainas të shëndetësisë, Viktor Lyashko, forcat ruse kanë shkatërruar 10 spitale që nga fillimi i pushtimit, shkruan The Guardian
Ndërkohë në spitalet e tjera mungon furnizimi me ilaçe për shkak të luftimeve të vazhdueshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka konfirmuar se 62 institucione shëndetësore janë sulmuar nga forcat ruse, duke shkaktuar 15 viktima dhe 37 të plagosur.
Por çfarë ka ndodhur deri më tani?
–Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.
– Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra.
-Inteligjenca britanike tha se forcat ruse kanë mbetur “në vend numëro”, me Ukrainën që vazhdon të zmbrapsë të gjitha përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.
-Sipas Ukrainës 8,000 persona janë evakuuar nga zonat e konfliktit të hënën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha 3,000 njerëz janë larguar nga Mariupol
– Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje sërish thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke thënë se bisedimet janë çelësi për ti dhënë fund luftës.
-Rusia ka shtuar numrin e mjeteve ajrore në hapësirën e Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.
–3.5 milionë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së
/abcnews.al